Rruga e Bigzave e cila ka një distancë prej 400 metra, zanafillën e premtimeve e nisi në vitin 1995 dhe kishte si qëllim krijimin e një rrethrrotullimi brenda së cilës do të vepronte qendra e Katerkollës.
U premtua në çdo fushatë elektorale por asnjëherë nuk u mbajtë si premtim, edhe pse si rrugë frekuentohej vazhdimishtë dhe kryente disa funksione. Pas 20 viteve përfundon asfaltimi dhe mund të përdorej vetëm më një kahje sepse gjerësia e asfaltit ashtë 3 metra dhe nuk i plotëson standartet që të përdorej në dy drejtime.
Falendërojmë Komunën e Ulqinit dhe Agjensionin për Projektim dhe Ndërtim që kanë intervenu në disa pjesë për vendosjen e tubacioneve për ujë dhe mbushjen e disa pjesëve të rrugës më zhavor si dhe do të kërkohet përsëri bashkëpunim më këto institucione që të intervenohet edhe në disa pjesë që të rritet cilësia e rrugës dhe ti plotësoj sadopak parametrat e kërkuar për rrugë lokale.
Shërbimi për informim
Katërkollë: 03.02.2015.