Zgjedhjet lokale në qytetin e Ulqinit që do të mbahen me 4 shkurt të vitit të ardhshëm. Në këtë kohë temë e vetme është menyra e paraqitjes së subjekteve politike në këto zgjedhje dhe sipas të gjitha gjasave shumica e tyre do të shkojnë të pavarur.
I vetmi koalicion që pritet është ai në mes UDSH dhe Forcës. Këtë e tregon edhe i pari i UDSH-së Mehmet Zenka në një intervistë për TV Vijesti.
“Dëshira jonëm është që ky bashkëpunim të vazhdojë me respetkim të dyanshëm të pozicioneve dhe fuqisë politike të dy subjekteve’’, shprehet Zenka duke shtuar se UDSH është e gatshme dhe përgaditet edhe për dalje si e vetme në këto zgjedhje.