Në zgjedhjet lokale të mbajtura të dielen në Tuz, partitë shqiptare të ndara në tri lista arritën të marrin vetëm 12 mandata nga 32 të tillë sa ka Kuvendi komunal i Komunës urbane të këtij qyteti.

Sipas rezultanteve preliminare Alternativa Shqiptare ka fituar 7 mandate, Lidhja Demokratike Shqiptare  3 mandate kurse Unioni Demokratik i Shqiptarëve  2 mandate.

Partia DPS ka fituar më së shumti mandate të këshilltarëve, 15 të tilla ndërsa partneret e tyre në nivelin republikan Partia boshnjake me 3 mandate dhe Partia socialdemokrate me 1 mandat do të bëjnë të munduar që të kenë shumicën absolute në Kuvendin komunal të Tuzit.

Një këshilltarë do të kenë edhe Demokratet.

By admini