TAEKWONDO TIRANA TROPHY 2017

Të shtunën në Tiranë me datë 28.10.2017 u mbajtë turneu ndërkombëtarë në sportin olimpik të Taekwondo-së “Tirana Trophy 2017”. Turneu u zhvillua në të dy diciplinat, për forma (POONSAE) dhe ndeshje (KYORUGI). Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë afër 480 garues nga 8 vende.
Klubi i taekwondo-së Ulqini u paraqit me 31 garues në të dy diciplinat konkuruese. Rezultati për Taekwondo Ulqinin ishte.
Në diciplinën e Formave (poomsae) fituan: 13 medalje të arta, 6 medalje argjendi, 1 medalje bronzi dhe 5 kupa. Në rënditjen e përgjithshme klubi i Taekwondo-së Ulqini zuri vendin e parë.
Fituesit e medaljeve në diciplinën e Formave (poomsae) jane:
Sumeja Bisha, Medina Kanaqi, Arta Ismailaga, Amra Dushku, Fiona Kraja, Merisa Malokraja, Enes Dushku, Amrudin Hoxha, Dion Mustafa dhe Dorian Vukaj.

Vendet e para Taekwondo Ulqini i zuri edhe në kategorit çift (PAIR) dhe ekipor (TEAM).
Në diciplinën e ndeshjes (KYORUGI) Taekwondo Ulqini pati këtë rezultatë: 5 medalje të arta, 6 medalje argjendi 11 medalje bronzi dhe 3 kupa.
Medalje të arta: Amella Nuti, Enes Dushku, Ardiana Karamanaga, Sara Kraja, Merisa Malokraja.
Medalje argjendi: Esad Kraja, Fiona Kraja, Medina Kanaqi, Amra Dushku, Bledar Kasmi, Arta Ismailaga.
Medalje bronzi: Edina Kraja, Amell Nuti, Amara Bakalli, Muhamed Ukoshata, Egzon Lika, Enis Kurti, Harun Dervishi, Abdullah Dervishi, Mervana Muca, Abdullah Dermaja, Jahja Dervishi.
Ardiana Karamanaga shpallet garuesja më e sukseshme e turneut në kategorin SENIOR e cila shpërblehet me kup.
Në renditje të përgjithshme Taekwondo Ulqini fitoi kupat e vendit të tretë në kategorin CHILDREN dhe CADET, si dhe kupën për paraqitje më me masovitet të garueve për të dy diciplinat.
Falenderojmë organizatorin e këtij aktiviteti sportiv. Z. Endri Hoxha., poashtu falenderojmë prindërit dhe sponsorët të cilët kontribuan për klubin e Taekwondo-së Ulqini, thuhet nga ky klub.

By admini