Asambleisti i Bronxit Carl Heastie – kandidatë për pozitën e fuqishme – të Kryetarit të Kuvendit të New Yorkut : “Karakterit të fort, të tij – nuk mund t’i “bëjë – ballë”,asnjeri” tha, në fjalën e tij Presidenti i qytetit të Bronxit, Ruben Diaz Jr, “Aftësia e tij për të negociuar në mënyrë të vendosur, por i gjithmonë i drejtë, askush nuk mund të dyshoj në fitoren e tij.”
BRONX NY : Në një mbrëmje, mbledhje fondesh – fundraiser, të organizuar nga Komiteti i Partisë Demokratike i Qarkut Bronx, presidenti i Bronxit Ruben Diaz Jr., ligjvënësit e Bronxit Charles Rangel, lobistët, businessman dhe politikan, veprimtar dhe aktivist , veprimtar të dalluar të komunitetit shqiptar, nga dy njësitë mini-bashkiake të qytetit të, Bronxit, të udhëhequr nga Asambleisti shqiptar Mark Gjonaj, u mblodhën në restorantin Michaelangelo- (Arthure Avenue) ,për të mbështetur, Asambleistin e Bronxit, Charl Heastie, i cili njoftoi se do të kandidojë, për postin e Kryetarit të Kuvendit të Shtetit të New York.
Anëtarët e Kuvendit të New Yorkut, pritet të zgjedhën një fitues nga Partia Demokratike, me 10 shkurt, mbasi ish lideri i tyre, demokrati Sheldon Silver, Kryetari Kuvendit, që shërbeu dekadën e fundit, në këtë detyrë, dha dorëhoqjen e tij – nga posti i më të “fuqishmit” në Asamblenë e New Yorkut, Speakers – Folës, pas akuzave për korrupsion federalë.
Sheldon “Shelly” Silver, është një avokat me profesion dhe politikan i karrjerës nga partia demokrate në New York, i cili u ngrit në detyrë, për t’u bërë kryetari i Kuvendit të Shtetit të New Yorkut, në vitin 1994. Më 27 janar 2015, pesë ditë pas arrestimit të tij, me akuzat për korrupsion federal, kolegët e tij në Kuvend – njoftuan, se ai do të zëvendësohet nga një Kryetar i Përkohshm, deri më 1 shkurt, deri sa Partia Demokratike e New Yorkut, të zgjedhë Kryetarin e ri, që do të zgjidhet më 10 shkurt.
Veprimtari i dalluar i komunitetit shqiptar, zoti Harry Bajraktari, i cili kishte ardhur së bashku me një grup të madh biznesmenesh shqiptar ( rreth 20 vetë)- nga ky qark, në qytetin e Bronxit, të udhëhequr me thirrjen e bërë nga Asambleisti shqiptar Mark Gjonaj – Qarku 80-të -, në zyrën e tij (Bajraktari Management Corp – 188th Street, Bronx),- pak para veprimtarisë, na, tha, se ai, dhe një grup shqiptarësh me aktivitet në Bronx, zonën ku jetojnë dhe ushtrojnë bizneset e tyre shumë shqiptarë – janë të përfshirë në këtë fushatë, dhe, do të mbështesin Asamblesitin Carl E. Heastie, të Districtit 83-të, simbas Bajraktarit.
“Mbasi, shumë interesa të afaristëve dhe biznesmenve shqiptarë, tha, Bajraktari, lidhen me Kryetarin Kuvendit të New Jorkut, i cili me lidhjet e tij të mira me komunitetin shqiptarë, do të mund të konsiderohet edhe si mik i shqiptarëve në Asamblenë e New Yorkut – ku edhe ne shqiptarët, kemi për herë të parë në historinë tonë të emigracionit, përfaqësuesin, asambleistin Mark Gjonaj”.
Bajraktari, i cili dallohet për mbështetjen e tij në fushatat të tilla, mendon se Heastie, duhet të fitojë!, mbasi, sipas shtypit lokal , mendon ai “Heastie do të bëjë atë që të jetë -Speakers – Folësi i parë në Albany, afrikano-amerikan – ku afrikano amerikanët dominojnë në këtë zonë e njohur si “fusha demokrate”.
Mark Gjonaj, asambleisti nga partia demokrate, thotë se Heastie, ka nevojë për 76 vota nga anëtarët e Kuvendit, për të fituar, çka është shumë e mundshme, duke parë numërin e tyre në Kuvendin e New Yorkut.
Simbas tij, : “Kjo, do të ishte një fitore e madhe për demokratë e Bronxit, por edhe për këtë qytet, qytetarët e saj të cilët mbështesin atë për të përfituar fuqishëm mbasi ky do të jetë njeriu i drejtpërdrejtë që do të diskutojë çështjet buxhetore me Guvernatorin Andrew Cuomo, edhe ai një demokrat, dhe me udhëheqësin e shumicës Dean Skelos, i cili është një republikan” mendon Gjonaj..
Entuziazëmi i mbështetësve të shumtë të tij, edhe nga komunitetet e tjera, në këtë mbrëmje arriti kulmin kur zoti Heastie, i cili karakterizohet si një “ligjvënës i butë” dhe i sjellshëm, foli për një minutë, duke falënderuar mbështetësit, duke permendur edhe grupin e shqiptarëve me në krye kolegun e tij – nga Partia Demokrate, asambleistin Mark Gjonaj.
“Sonte, është nata, kur në të gjithë qytetin tonë – Bronxin – së bashku jemi duke kërkuar që Kryetari i Kuvendit të Shtetit të New Yorkut, të jetë për herë të parë nga Bronxi,” tha zoti Heastie, i cili ishte i rrethuar nga përfaqësuesit dhe zyrtarët më të lart të qytetit të Bronxit, përfshirë qytetin, shtetin dhe zyrtarët federalë.
“Karakterit të fort, të tij – nuk mund t’i “bëjë – ballë”, asnjeri” tha, në fjalën e tij Presidenti i qytetit të Bronxit, Ruben Diaz Jr, duke qëndruar në krah së bashku me z Heastie. “Aftësia e tij – për të negociuar në mënyrë të vendosur, por i gjithmonë i drejtë, aftësit e tij bëjnë atë që askush nuk mund të dyshoj në fitoren e tij.” tha Diaz, i shoqëruar nga thirrjet entuziaste të pjesëmarrsve”Bronxi – është i nxehtë”.
Analistët, vendas thonë se kjo fushatë fondmbledhëse për Heastie, po shërben edhe si një “shikim” për të ardhmen e Komitetit të Partisë Demokratike të Qarkut Bronx, “trajektorja” e të cilit simbas tyre tani do varet edhe nga fitorja e z Heastie. Ajo gjithashtu do të sinjalizojë një standard pozitiv politik, për Bronxin, qytet i vogël me shumë “probleme” të shkatuara prej politikanëve të përfshirë në afera të pista financiare.
Mbështetja për zotin Heastie, shkruan shtypi lokal sot, erdhi përtej parashikimeve mbrëm në Bronx.
Mbasi në në këtë eveniment, morën pjesë edhe Frank Seddio, kryetar i Komitetit Demokratik të Qarkut Kings County. anëtarët e Kuvendit – nga Brooklyni të cilët thonë se do të votojnë për zotin Heastie, si Brooklyn Assemblyman Joseph Lentol, Harlem Assemblyman Keith Wright, i cili u tërhoq nga kanditatura e tij për vendin e kryetarit, Queens Assemblywoman Catherine Nolan dhe Kryetari i përkohshëm i Kuvendit Joseph Morelle nga Rochester. Kongresiti Charles Rangel dhe kongresistit Joe Crowley, Përfaqësuesi i Bronx / Queensit,, Bronx Assemblyman Jeffrey Dinowitz, Senatori Jeff Klain, Anëtari i Këshillit të Bashkisë së New Yorkut, James Vacca, përfaqësuesi i zyrës së kongresistit Eliot Engel, Kontrollori i New Yorkut, Scott Stringer dhe avokati i njohur Stiv Kaufman.
Poltikan jane ata. Sheldon Silver ma se 20 vjete eshte sjedhe ne Asamblen e shtetit New York dhe tani e zun se ka manipulue a thye ligjin disa here. Eshte leht me e rrejt popullin, e sidomos ne shqiptarve, se mendojm se politikanet jane “zot”!