Banja-e-PejesShkruan: Gjekë Gjonaj

Banja e Pejës, e njohur si “ Ilixha” është një qendër mjekësore- rehabilituese  tashmë  në zë  në të cilën kurohen  sëmundjet e reumatizmit,  sëmundjet neurologjike, traumatologjike, kardiovaskulare, dermatologjike, gjinekologjike dhe të ngashme.  Ajo dihet në mbarë opinionin jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë se është shumë e njohur për cilësit e saja shëruese, duke iu falënderuar në radhë të parë  burimeve të shumta të pashterrshmne  si të ujit termo-mineral ashtu edhe të pelloidës ( baltës)  gjithashhtu me  veti të mëdha shëruese.  Rehabilitimin dhe shërimin  e   këtyre sëmundjeve  për çdo ditë e bën ekipi  ( stafi) i plotë i mjekëve  profesionistë me përvojë të gjatë, në mesin e të cilëve edhe specialist të fiziatrisë, nëpërmjet këtyre metodave:  balneoterapsië, termoterapisë, elektroterapisë dhe kineziterapisë.

Kjo banjë  gjendet 12 kilometra larg Pejës, rrëzë  maisivit malor të Alpeve Shqiptare, në perëndim të Dukagjinit në lartësi mbidetare 560 metër. Në  këtë vend të admiruar që nga kohërat e lashta   në  një hapësirë prej 26 hektarë tokë  me sipërfaqe të gjelbëruar, të rregulluar bukur me parqe, shëtitore, infrastrukturë rrugore, lulishte   e të tjera, ndodhet burimi i ujit  termo-mineral me një kapacitet 19 litra në sekond, temperatura e të cilit është 46-49 gradë celzius. Këtë banjë të lashtë dhe këtë ujë  të ngrohtë natyral  bazuar në studmimet shëndetësore dhe zhvillimin e saj   e  kanë shfrytëzuar romakët e vjetër dhe osmanlinjtë ( turqit). Uji  mineral  natyral i kësaj banje me përbërje optimale minerale, me shije të jashtëzakonshme   dhe balta shëruese  janë  ndër më  cilësoret     të kësaj natyre jo vetëm në Kosovë, por ato , siç thonë specialistët e kësaj fushë, e radhisin Banjën e Pejës   ndër banjot  më të  njohura   në Evropë , siç janë për shembull  Karllovivari në Çeki, Vishnji në Francë dhe Zheleznovodsjava në Rusi.
Drejtuesja e   kësaj qendre shëruese rehabilituese    Albiana Shoshi thotë se në kuadër të  saj  ndodhen   katër objekte në sipërfaqe prej 38 mijë metër katrorë,prej të cilëve aktualisht është në shfrytëzim  vetëm stacioni  për akomodim  i nivelit të lartë  “ Termal” me kapacitet prej 360 shtretër.” Të gjitha këto  çfarë theksova  u ofrojnë  pacientëve ( qytetarëve nevojtarë) anë e kënd Kosovës e më larg  shërim, çlodhje, freskim dhe relaksim gjatë katër stinëve të vitit”, shprehet Shoshi.

Pra, aplikimi profesional i të gjitha terapive në Banjën e Pejës  te shumica e pacientëve që vijnë këtu  nga anët e ndryshme të Kosovës dhe vendeve të tjera dukshëm  e ka rritur  rrezistencën e organizmave ndaj sëmundjeve të ndryshme.

Ramazan Ibroçi, veteran i hotelierisë nga Ulqini,   para pak ditësh u kthye shumë i kënaqur nga Banja e Pejës. Në  bisedën që zhvilluam me të në restorantin “ Ponte” në Ulqin mësuam   se ai me djalin e tij Skenderin për herë të parë  fundvitin që lamë pas  kishin  shkuar në Kosovë enkas në Banjë të Pejës për shërimin e sëmundjes së reumatizmit.
“Shërbimet që  ofrohen këtu nuk i kam përjetuar në asnjë banjë, të cilat i kam vizituar më parë.  Këtu pritja, vendosja, ofrimi i ndihmës shëndetësore, pastërtia, ushqimi, shërbimet e tjera  dhe terapia  janë të nivelit më të lartë. Çdo gjë që  i ofrohet pacientit për shërim është  në nivelin e duhur. Jam më se i kënaqur me të gjitha ndihmat mjekësore që më janë ofruar nga mjekët dhe nga personeli në terapi, dhe në  të gjitha këndet e tjera të banjës. Nga përvoja ime e parë disaditëshe  në  Banjën e Pejës  sinqerisht, pa hezitim mund të them,  me bindje të plotë se është një  ambijent mjaft i bukur,  një lokalitet  mjaft tërheqës dhe  i përshtatshëm për  shërim, për pushim dhe për rekreacion. Nuk mund të them  asnjë fjalë të keqe,  përveçse  fjalë miradie për mikrpitjen e madhe dhe plotësimin e të gjitha kushteve, sepse çdo gjë është në  nivelin e duhur.   Kaherë kam dëgjuar fjalë të mira për Banjën e Pejës, kurse tani  jam vërtetuar se  ajo vazhdon të jetë  vendi  i preferuar dhe i përshtatshëm  për vizitorë  nevojtarë nga vende të ndryshme të  rajonit, për çka  nga zemra në emrin tim dhe të shumë pacienëve falënderoj të gjithë personelin  dhe pronarin e  saj të zellshëm”, thotë Ibroçi, duke mos pasur asnjë verejtje.

Besoj se  të njëjtat apo përshtypje të përafërta  pozitive me këto të Ibroçit  kanë edhe  shumë pacientë të tjerë të cilët e kanë vizituar qoftë edhe një herë Banjën e Pejës. Për hir të  së vërtetës  duhet thënë  se  shumica e pacientëve që e  kanë zgjedhur për shërim  këtë banjë nuk janë zhgënjyer. Përkundrazi  kanë mbetur  të kënaqur. Terapia ditore për pacientët e rregulltë është  25 euro që përfshijnë  ushqimin dhe fjetjen.

By admini

One thought on “Banja e Pejës vend ideal për shërim dhe pushim”
  1. Ju l’utem sa eshte cmimi i hidromasazhes elektromasazhesdhe parafines. Gjithashtu edhe fjetja me ushqim

Comments are closed.