Politikani i ri shqiptar nga Tuzi i Malësisë Anton Lulgjuraj ka ringritur edhe njëherë problemin e madh rreth centralizimit të pushtetit ku një ndër komunat që më së shumti e vuan këtë eshte padyshim qyteti i Ulqinit.
Lulgjuraj në një shkrim të tij fajëson në masë të madhe për këtë gjendje edhe partitë shqiptare.
Postimin e z. Lulgjuraj po ju përcjellim në tërësi.
Një pyetje kam për këta simpatizuesit e këtyre partive “shqiptare” në Mal të Zi: Agjensioni për të mirat detare ka përcaktuar hartën e të mirave detare për qytetet bregdetare në Mal të Zi. Por, në qytetin e Ulqinit ka ndodhë diçka dramatike. Krim kundër Ulqinit. A e dini që në këtë moment 33 milion metra katrorë, e përsëris 33 milion metra katrorë të Komunës së Ulqinit i kontrollon Qeveria e Malit të Zi. Dmth, të gjitha burimet që vijnë nga të mirat detare të Ulqinit në këto 33 milion metra katrorë i kontrollon Qeveria e Malit të Zi.
E fatëkeqësisht kjo nuk ndodhë vetëm sot, por kjo ndodhë që 25 vjet. E përkrahur nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Prosperiteti Demokratik, Forca e Re Demokratike, Partia Demokratike etj të gjitha këto i kanë shërbye këtij pushteti në Mal të Zi që ka uzurpuar këtë pjesë të territorit në Ulqin, duke e kthyer në centralizim pushteti, rrjedhimisht duke e kthyer Komunën e Ulqinit në Komunën më të varfër bregdetare e cila duhet të marrë kredite për të paguar rrogat e punëtorëve të Komunës!
Këto janë partitë që nuk na përfaqësojnë por që na poshtërojnë dhe na fyjnë e na rrjepin për së gjalli.
O zotri Lulgjuraj, Politikane si puna juaj kemi me bollek.Te gjithe deklarohen keshtu si ju ne fillimin e karrieres e pastaj ,,karriga”ndryshon qendrim sepse politikani shqiptare shet edhe nenen e vet per para.Populli Shqiptare i dine te gjitha e nuk i duhen informata e sqarime por ORGANIZIM.Organizim qe tu thyhet kemba e ndyre qe po rjepe popullin e varfer Shqiptare e tu pritet dora e zgjatur e lypsaris.Ne qofte se dini te organizoni vazhdojeni punen zoti Lulgjuraj por ne qofte se doni korrigen e nji politikani keni perfunduar para se te filloni.
Anton – Je shum i ri, se kjo ndodh qe ma se 25 vjete. Kurgja te re nuk ke shkrue na te gjith e kemi te qart problemin, por nuk jem ne gjendje me e zgjedhe. Nuk e besoi se as ky shkrim nuk do te permiresoi ndonji send.
HEJ MORE TI DJALI I MALESISE. NUK ESHTE LEHTE TE FITOHEN PARATE. RUSIA I OFROI MALIT TE ZI PER PORTIN E TIVARIT 1 MILIARDE. EDHE DISA VITE PER ULQIN DO I OFROJ 10.
Fleni ju fleni. Conu prej gjumit. Mos u bani frigacak. Mos hynin nrn dhal grave por conu e bani doj sen per vend vet. Efhe pak kajn me ju shu faren
Shkrimi shum i mir. Kem nevoj ne ne Ulqin me na e trokllat kryet nganjihere. Isht e domisdoshme qe mos me e votu pushtetin por as partit shqiptare deri sa te pergjigjen ndaj kesaj qe po i bejne Ulqinit. Zoti te bekofte e te kam perciell tash sa kohe e fjalt tua gjithmone kane qene me vend. Vazhdo se ju jeni i vemti qe skeni pranu as parti as pare e as pushtet ne dem te vendit.
Bukur shkrua por edhe ky i ka perqief Dollart se jo paret noshta zdin me i fitua ne Malesi por din me i lyp ne Amerik sidomos ne Detroit ci deri citi harxhoj nuk tihet kur ska ma ater nis me shkrua kaj fjal aty ktu Anton me cua malsin ne amerik me lyp per ju asht kenun tyrp me luaj met te dekunit.
Test 1, 2, 3….
ndigjohen zera se ky djali disa heresh ka … bollek, …,ama jo nga diaspora naive as nga ajo e sinqerte por nga diaspora qe marrin rrogat nga ketu. Shume interesant nga shkuan ato te holla dhe pse shtyhet ky qe ta bejn dikush. si duket kan nis te prodhojne sherbtore qe nga inkubatori, e jo ti rekturojne sic kan ber dikur.