ura_e_bunesUra e vjetër e Bunës është ndërtuar me fondet e qeverisë turke në vitin 1889.

Ndërtimi i kësaj ure u bë i mundur në sajë të iniciativës së Guvernatorit të Shkodrës, Qazim Pasha, si dhe bashkëpunimit të tij me kryetarin e Bashkisë së asaj kohe, Bejtashagë Kazazi.

Ajo ishte projektuar nga inxhinieri turk Ali Beu. Për ndërtimin e saj u përdorën këmbë çimentoje të lidhura me trarë hekuri, si dhe dërrasa për shtrimin e pjesës së sipërme të saj.

Ura e vjetër e Bunës ka qenë një urë që është hapur me anë të një mekanizmi në formë manuale, hapja e së cilës në fillim shërbeu si mbrojtje nga rreziku malazez e më vonë për të bërë të mundur lëvizjen e varkave nga lumi Buna në liqenin e Shkodrës dhe anasjellas.ura e bunes.

Sot ajo konsiderohet si një vepër arti, nyje hyrëse për në Shkodër dhe simbol për shkodranët. /atsh/

By admini