Partia Demokratike e Socialistëve është duke vonuar në mënyrë të pajustifikuar në pjesën e implementimit të marrëveshjes së koalicionit që ka të bëjë me kthimin e pronave në Valdanos, shpërndarja e pozicioneve të qeverisë dhe çështja e përdorimit të lirë të simboleve kombëtare, kështu ka deklaruar për të përditshmen malazeze Dan zyrtari i lartë Genci Nimanbegu që njheri është edhe nënkryetari i parlamentit të Malit të Zi.
Në lidhje me pakënqësitë e shprehura nga z. Nimanbegu në drejtim DPS-it, partnerit të koalicionit Forcës në nivel qendror por edhe në atë lokal në qytetin e Ulqinit, gazetari i të përdithsmes Dan pyeti edhe nëse përkrahja eventuale e Forcës për kandidatin e DPS-it për president të shtetit do të varet edhe nga realizimi i marrëveshjes së koalicionit, Nimanbegu deklaroi se ” Forca nuk jep mbështetje blanko askujt”.
Vitin e adhshëm në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet presidenciale.