Nënkryetari i parlamenit të Malit të Zi dhe njëheri kryetar i Këshillit Kombetar të Shqiptarëve Genci Nimanbegu ditën e merkurë  ka dhënë një intervistë për të përditshmen malazeze Dan. Në një nga shumë pyetje të gazetarit ishte edhe ajo se a mendoni se jeni në  konflikt interesi pasi në të njëjtën kohë jeni edhe  deputet dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve?

”Nga fundi i vitit 2013 kur unë u zgjodha dhe deri tani pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve e ushtrojë në mënyrë vullnetare. Ndoshta kjo është e pakuptueshme për shumë njerëz, sepse ata nuk janë mësuar me një marrëdhënie të tillë ndaj funksioneve dhe pozitave. Sikur të  mendoja se ka një konflikt interesi, unë do ta ndërpreja menjëherë”, deklaroi Nimanbegu.

By admini