Në reportazhin e RTV21 nga Ulqini, këngëtari i mirënjohur Nikollë Nikprelaj tregoi disa histori të jetës së tij

Çdo këngëtar kalon nëpër sfida të shumta për të përformuar, pasi që është një profesion jo edhe aq i lehtë sa ne e mendojmë.

Si një fans i motorëve, Nikolla tregon historinë e para dy viteve, kur kishte blerë një motor për të përmbushur ëndrrën e tij, mirëpo kjo i kishte shkaktuar një problem goxha të madh, shkruan rtv21.tv.

Në vozitje qefi, Nikprelaj ishte aksidentuar, duke u rrëzuar me motorin e tij dhe duke u vrarë në fytyrë e trup. Çfarë është interesante ishte ajo se pas dy ditësh këngëtari duhej të përformonte në një koncert në Tuz, e këtë nuk e ndali as aksidenti ta bënte.

Këngëtari tregon se i lidhur gjithandej me fasha, saqë mezi u ngjit në skenë, fitoi një energji nga publiku që ia mundësoi atij ta vazhdonte koncertin deri në fund./21Media

By admini