UlqiniKujt i shërben përçarja krahinore dhe fetare artificiale e shqiptarëve në Mal të Zi?
Kujt i shërben polarizimi i tillë politik për shkak të një vendi të deputetit?
Kujt i shërbejnë koalicionit e tilla shqiptare me këtë nivel të mosbesimit të ndërsjelltë?
Kujt i shrëbejnë postet politike?

Kujt i shërben mosmirënjohja?
Kujt i shërben zhdukja e njerzillëkut?

Kujt i shërben gënjeshtra?
Kujt i shërben mashtrimi?

Kujt i shërben injoranca?
Kujt i shërben zhdukja e nivelit profesional?

Edhe shumë KUJT mund të numërohen por përgjigja është një dhe vetëm një.

Në zgjedhjet e ardhshme në Mal të Zi mund te kemi rastin kur ulqinakët do të përkrahin dhe votojnë vetem ulqinakët, malësoret do të do të përkrahin dhe votojnë vetëm malësoret, anamalësit do të përkrahin dhe votojnë vetëm anamalësit etj. Por kjo ndarja nuk do të përfundonte këtu.

Në të gjithë këtë do të rritet dhe do të bëhet shumë e madhe një pjesë e popullatës shqiptare në Mal të Zi që do të bashkohet por tani jo më në krah të subjekteve shqiptare por kundër tyre. Në këtë rast, ju që po bëni politikë, qytetari nuk do të jetë fajtor.

Qytetaret shqiptarë në Mal të Zi në mënyrë të vazhduar kanë përkrahur subjektet e veta politike edhe përkundër faktit se këto të fundit nuk iu kanë kthyer me të njëjtën monedhe. Në tërë momentumet e shumpartiakësisë në Mal të Zi qytetaret kanë qenë më në nivel se atë të cilët i kanë votuar.

Në vend të marrjes me vetvete përfaqësuesit dhe subjektet politike shqiptare do të mund të bashkoheshin dhe të ngrisin zërin për:
– vetëqeverisjes lokale në komunat e Malit të Zi në bazë të parimit evropian,
– përmirësim të nivelit të arsimit në gjuhën shqipe dhe cilësinë e tij,
– ndryshim të programit mësimor të Malit të Zi për arsimin në gjuhën shqipe, duke siguruar hapësirë të mjaftueshme për historinë, letërsinë, kulturën dhe muzikën shqiptare
– përfshirje të shqiptareve në përzgjedhjen e kandidatëve për drejtues të çerdheve, shkollave fillore dhe të mesme,
– përfshirje të shqiptareve në përzgjedhjen e kandidatëve për drejtues të policisë dhe në strukturat tjera të policisë,
– përfshirje të shqiptareve në përzgjedhjen e kandidatëve për drejtues së departameneve për patundshmëri,
– përfshirje të shqiptareve në përzgjedhjen e kandidatëve për drejtues së Shtëpive të shëndetit,
– përfshirje të shqiptareve në përzgjedhjen e kandidatëve për drejtues së Qendres për punë sociale
– krijime të vendeve të reja të pune duke nxitur prodhimin dhe turizmin,

Për fund, përsëri
….
/Ulqini Online/

By admini

4 thoughts on “Kujt i shërben? – Posti deputetit rrezikon përçarje krahinore dhe fetare te shqiptaret në Mal të Zi”
  1. Nuk ka lidhje me religjion (fe) as me krahine. Ketu jane ne pyetje interesat personale te disa personave. Sikur t’u interesonte prosperiteti i popullit nuk do te grindeshin per post. Deputeti, dhe cdo person i zghedhun nga populli, ka obligim ligjor qe me e sherbue popullin, por duhet te jete edhe obligim moral, d.m.th. duhet te sakrifikohet interesi personal per ate shoqror.

  2. SHQIPTARET E MALIT TZI I NJOHIN POLITIKANT E VET PRANDAJ EDHE RREZIKU PER NDAMJE NUK QENDRON.
    SHQIPTARET NMAL TZI HE PER HER NUK KAN POLITIKAN QI MUNEN MJU BESU.

  3. SHQIPTARET E DIJNE QE KEJO ESHTE LOJA E TYRE. ME APO PA DPS. SHKOI BARDHI APO NIKA. SHKOI NIKA APO BARDHI .NUK DO E NDIEJME. PO CFARE PERCARJE FETARE DHE KRAHINORE. NIKA E NIMANBEGU V. BARDHI DHE VASELI

    PLUS SHQIPTARET NGA MALI I ZI JANE KRANAR. NUK PRODHUAN ASNJE XHIHADIST.

  4. Hall me Jugosllavi, hall me Mal t’Zi pot ma hall me deputet tonë. Kështu vetemi kur shumica e perfaqsuesve shqiptarë janë korrup me ide dhe me zemër e me shpirt. Shpresoj se populli shiptarë do the votoj per ata që sherbejn të gjith popullin e jo ata që sherbejn interesat personale dhe të disa “shokëve” tyne. S’duem perçamje.

Comments are closed.