Aksioni policor mbrëmjem e së shtunës të 17 qershorit,i cila shkaktoi një pakënaqësi dhe revolt të rreth njëqind qytetarëve të Ulqinit të kryesuar nga politikanët lokalë para e zyrave të policisë, do të jetë temë shqyrtimit nga ana e Kontrollit të brendshëm të policisë, transmetn Vijesti.
Avokati Gezim Hadžibeti në emër të tetë të të rriturve dhe tre të të miturve, ka paraqitur një ankesë në Ministrinë e Brendshme për punën e punonjësve të policisë gjatë bastisjes së lokaleve Montenegro, Opium dhe Capitol në qendër të qytetit dhe Di Tevi në Shtoj.
Ankesat i kanë paraqitur Viktor Llukiq, Adrian Rudoviq, Jakup Katana, Admir Lajka, Enis Cungiq, Mirsad Coboviq, Gentijan Aliq, Muhamed Lamoja dhe të miturit E.V, M.U. dhe Xh.V. Në ankesë, të cilën “Vijesti” e kishte parë, konsiderohet “se ka pasur një përdorim të tepruar të forcës nga ana e zyrtarëve policor edhe pse asnjë prej të pranishmëve nuk ka bërë asnjë rezistencë, nuk janë sjellur në mënyrë të papërshtatshme si dhe nuk kanë prishur qetësinë dhe rendin publik”.