Shoqata Ulqinit në Çikago proteston kundër dhunës së policisë malazeze ndaj të rinjve shqiptarë
Ngjarjet e 17 qershorit ngjallen habit, shqetësim dhe paknaqësi te mërgimtaret shqiptarë nga Komuna e Ulqinit që jetojnë në Çikago! Aksioni dhe sjelljet brutale të njësive policorë nga qyteti i Tivarit që rezultuan në keqtrajtime dhe rrahje fizike në disa lokalet e Ulqinit me ç’rast u lënduan një numër i madh i të rinjve u dënua ashpër nga të gjithë anëtarët e Shoqatës Ulqini në Çikago.
Me vemëndje i kemi përcjellur deklaratat e Cungut, Nimanbegut dhe Zenkes: Që kërkuan dorëheqje apo shkarkime të policëve, por në vendet demokratike personat që kalojnë kompetencat zyrtare denohen sipas ligjit. Absurde apo jo shteti më i ri i NATO-s, shteti malazias po hesht ndaj dhunes dhe sjelljeve jo njerzore që u bënë ndaj të rinjve shqiptarë në Ulqin. Besohet që qeverisë së Malit të Zi i intereson vetem ndihma e shqiptarve kur në pytje është anëtarsimi në NATO apo ngritja e renomes të përgjithshme ndërkombëtare.
Falenderimi i shtetit malazias po shprehet me arrestime dhe rrahje fizike si sot dhe dje! Këto ngjarje ngjallin mosbesim dhe shqetësim tek ne dhe fëmijët tanë kur në pyetje është siguria e tyre kur vizitojnë vendlindjen e tyre.
Andaj apelojmë te udhëheqësit e partive shqiptarë, te Kryetari i Komunës së Ulqinit, Këshilli Nacional i Shqiptarve në Malë të Zi dhe të gjitha subjektet tjera që të marrin masa adekuate në parandalimin e ndodhive dhe ngjarjeve të tilla! Në mënyrë që situata e 17 qeshorit mos të përsëritet.