Ibrahim RugovaNga Beqir SINA, New York
At Arthur E. Liolin ka thënë se : “Emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë në panteonin e atyre burrështetësve të rrallë që iu përgjigjen të keqes me të mirë. Shqiptarët kudo vajtojnë humbjen e atij që bëri aq shumë për çështjen e tyre të drejtë, të arritjes së pavarësisë mëse të merituar të popullit të tij. Ishte një nder dhe një bekim që e njoha”
BENSONHURST – BROKLYN, NY: Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Qytetarët të Kosovës, të të gjitha trevave shqiptare e diaspora shqiptare në botë, në mënyrë madheshtore, me nderime më të larta shtetërore, me pjesemarrjen e tyre përcollën me dhimbjen e madhe, për në banesën e fundit, Presidentin e parë të Kosovës, Prof. Dr. Ibrahim Rugovën.

Nëntë vjet më parë, mendohet se kanë qenë afro një milion (1.000.000.000) njerëz nga e gjithë Kosova, dhe, nga të gjitha viset e tjera shqiptare; si nga diaspora shqiptare në botë, e tjerë që me dhëmbje të thellë, dhe me lotë në sy, me një nderim driteleshuar, i dhanë edhe lamtumirën e fundit Presidentit shpirtëndritur, Presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. I thirrur nga shqiptarët, edhe si “George Washingtonit të Kosovës” apo “Gandit te Ballkanit”. Aqsa dhe kryegazeta e botës “The New York Times”, dotë shkruante, nëntë vjet më parë se varrimi i tij – ishte një rast i rrallë në historinë, e udhëheqësve botërorë.

Në ceremoninë e varrimit të Presidentit të Kosovës Ibrehim Rugova, morën pjesë veq familjarëve, edhe udhëheqësve dhe politikanëve shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe të gjitha trevat. Morën pjesë personalitetet ndërkombëtare si edhe 37 delegacione të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, të SHBA-së, NATO-s dhe të Selisë së Shenjtë, ndër ta presidentë, kryeministra dhe ministra të qeverive . Morën pjesë leder fetar të të gjitha besimeve, tona , të krishter, ortodoks, mysliman dhe bektashllinjët.

Ndërkohë që dërguan telegrame e mesazhe ngushëllimi në emër të familjes, institucioneve te Kosovës dhe popullit të saj, mbretër, presidentet, kryeminstrat, profesorë, doktorë, artista, sportista, shkencetarë e dijetarë nga mbare bota.

Nuk munguan me këtë rast as shqiptarët e Amerikës, udhëheqësit e tyre fetar mbasi qe Rugova, ai që tregojë me sjelljen e tij dhe veprimin e Tij fisnik se ishte një mik i shumë shqiptarëve në Amerikë, ishte një mik i mirë i Kishës dhe i Xhamisë! mik i myslimanëve dhe të krishterve.
Ai ishte mikë i mirë dhe u pritë sa herë që erdhi në SHBA me respekt dhe nderime të larta si prej udhëheqësve fetar dhe besimtarëve të shumtë myslimanë, ashtu edhe i katolikëve, i ortodoksve dhe i bektashinjëve. Ai ishte i vetmi udhëheqës politik shqiptarë, që kreu më shumë se cildo politikanë shqiptarë në vizitat e tij në SHBA-s, vizita në ranjget më të larta – duke ia hapur dyert Uashingtoni dhe Nju Jorku.

Ai ishte i vetmi politikanë shqiptarë, që u pritë zyrtarisht nga presidenti i SHBA-s, në Shtëpinë e Bardhë, duke u pritur me nderimet më të larta deri në shtrimin e “qilimit të kuq”. Ai zhvilloi për 16 vjet në SHBA-s, mbi 20 e ca – udhetime zyrtare, duke u takuar me personalitete më të larta të shtetit Amerikan, deri tek katër presidentët e fundit .
Vdekjen e parakohshme të Presidentit Rugova, shqiptarët e Amerikës e kan përjetuar shumë rëndë. Mbasi i ndjeri Rugova është parë nga shqiptarët e Amerikës, si një strateg, që diti të bashkojë shqiptarët në këto vizita – për mirësi, për mirëqënie dhe për bashkëpunim. Ai u la shqiptarëve të Amerikës, shumë miq të mëdhenj, të cilët, më pasë e vlerësuan shumë angazhimin e tij paqësor për një Kosovë të pavarur e sovrane, e cila, tani afro një dekad pasi mbylli syt një herë e përgjithmon Rugova, me ndihmën e SHBA-s, dhe luftës për çlirimin e Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe natyrisht edhe të faktorit ndërkombetarë, në anën diplomatike, do të realizonte edhe ëndrrën e kahmotëshme të popullit të Kosovës- Pavarësinë e Kosovës. e cila këtë vitë shënon 7-të vjetorin e saj dhe e njohur deri tash nga 108 shtete, përfshirë edhe mikun tonë të përjetshëm si thoshte Rugova – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është i vetmi udhëheqës politik shqiptare, që ka vizituar , ashtu si Kishën Katolike shqiptare në Amerikë në Detroit dhe Nju Jork, Kishën Ortodokse Shën Gjergji në Boston, Teqen Bektashiane në Detroit, ose Xhamitë Islamike shqiptare në Amerikë, në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Ai ka qenë i ngrohtë dhe i nderuar e i respektuar, kudo ku hynte në takimet si me Baba Rexhepin, si me Hirësinë e Tij Imam Vehbi Ismailin, me Imam Isa Hoxhën, me kancelarin e Kishës Ortodokse At Arthur Liolinin, me At Rrok Mirditën, Dom Nue Gjergjin, dom Anton Kçirën, dhe në Nju Jork me dom Pjeter Popajn.

U prit dhe e gjeti derën hapur me bujarinë dhe dashurinë e Kishës shqiptare në Amerikë, gjatë vizitave që i bëri nga Dom Pjeter Popaj, në Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres”- “Our Lady of Shkodra” ne Hartsdale, New York, në kishën “Our Lady Of The Albanians” Albanian Catholic Church në Bevelry Hills, MIchingan nga Dom Ndue Gjergji, nga Kisha Katolike “Shën Pali” St. Paul’s Albanian Catholic Church në Rochester, Michingan nga Dom Anton Kçira. Nga Kryepeshkopata Ortodokse Shqiptare në Amerikë në South Boston, Massachusstes . Por, edhe nga Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit Saint George Albanian Orthodox Cathedral ne South Boston, Massachusstes nga Very Reverend Arthur E. Liolin. Nga Chancellor,St. Peter and St. Paul Albanian Orthodox Church në Philadelphia, Pansilvenia nga Reverend Stephen Siniari . Ashtu siç u pritë edhe me bujarin e dashurinë shqiptare nga Albanian American Islamic Center Qendra Islamike Shqiptaro- Amerikane Albermarle Road ne Brooklyn New York kur ishte gjallë Imam Isa Hoxha ,deri tek Teqeja Bektashiane në North Line Rd Taylor, Michingan dhe nga Hirësia e Tij Imam Vehbi Ismaili sa ishte gjallë.

Ai ishte si më thënë ajo shëmbëlltyra dhe simbolika i thënejes së Vaso Pashë Shkodranit: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”! Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thonë vazhdimisht se përher ishin krenar që patën në mesin tyre gjatë gjithë vizitave në SHBA-s, një udhëheqës të tillë,shqiptarë, i cili me mençuri, largëpamësi dhe urtësi, diti t’a udhëheqi edhe në periudhën më të vështirë të historisë tonë, popullin shqiptarë. Personaliteti i Tij dhe respekti ndaj Tij në të gjithë botën, ka qenë dhe do të mbetet gjallë:” Vizioni i Tij për një Kosovë të lirë, demokratike e të pavarur, ishte dhe do të mbetet udhërrëfim për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë atdheut të tyre.”

Ndoshta edhe kjo ka qenë arsyeja e nje nder amaneteve të fundit te Presidentit te ndjere te Kosves, Dr. Ibrahim Rugova. “Nder kerkesat e fundit te tij ka shkruar shtypi shqiptaro amerikan ka qene edhe derguarja e nje arkivoli nga Amerika- per ta percjelle atë nga kjo bote. Kjo kerkese eshte mesuar ne çastet e pasvdekjes dhe eshte percjelle nga presidenca e Kosoves per ne Amerike. Amaneti i dr. Rugoves i ishte besuar miqeve te tij ketu ne Nju Jork, familjes te vellezerve Gojçaj – Lekë dhe Pashkë”.

Në këtë nëntë vjetor do të kujtojmë edhe ngushëllimin që dërgojë në vdekjen e tij “Për Nder dhe Kujtim të Presidentit të Kosovës Ibrahim Rugovës, At Arthur E. Liolin Kancelar i Kishës Orthodokes Shqipatre në SHBA.

At Arthur E. Liolin ka thënë se :” Presidenti Ibrahim Rugova ishte një studjues dhe fisnik mëndjendritur, që i vuri aftesinë dhe talentet e tija në shërbim të popullit të tij: shqiptarëve të Kosovës. Ai mishëroi të gjitha ato cilësi të cilat karakterizojnë qenjen e denjë njerëzore që udhehiqet nga parime zemërgjerë në fshirjen e padrejtësive për këdo që vuan prej tyre. Ai e pa këtë mision si një thirrje dhe detyrë të posaçme dhe e kreu me dinjitet, fuqi, ndjeshmëri dhe mençuri.

Ai u përpoq që me gjithë zemër t’i bënte thirrje natyrës me fisnike të qenieve njerëzore, në një përpjekje për të zgjidhur dilemat tmerruese të një rajoni të turbullt. Emri i tij do të qëndrojë përgjithmonë në panteonin e atyre burreshtetësve të rrallë që iu përgjigjen të keqes me të mirë. Shqiptarët kudo do ta vajtojnë humbjen e Atij që bëri aq shumë për çështjen e tyre të drejtë, të arritjes së pavarësisë mëse të merituar të popullit të Tij.Ishte një nder dhe një bekim që e njoha Rugovën” ka shkruar shtatë vjetë më parë në mesazhin e vdekjes se Rugovës, At Arthur E. Liolin Kancelar i Kishës Orthodokes Shqipatre në SHBA.

Shtypi, Agjensite Perëndimore dhe TV për figurën e Presidentit Rugova

Agjencia AFP
Rugova shihej si “babai i kombit” dhe kishte mbajtur marrëdhënie të ngushta me Perëndimin, posaçërisht me Uashingtonin. Edhe pse Rugova nuk ishte i etur për mirënjohje, ai kishte marrë një numër të madh sosh nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Çmimin Saharov për liri në vitin 1998.

Agjencia Rojters
Rugova ishte ikonë e popullit shqiptarë në përpjekje për pavarësi. Ishte figura më e ndritur në përpjekjet për pavarësinë e Kosovës.

AP-ja
Rugova ishte mishërim i shqiptarëve për pavarësi nga Serbia dhe që në fillim të viteve 90-ta u vu në krye të një lëvizjeje të padhunshme për pavarësinë e vendit të tij. Vdekja e Rugovës do të shkaktojë një zbrastësi të madhe në procesin për zgjidhjen e procesit të Kosovë. Asnjë politikan tjetër në Kosovë nuk është respektuar dhe nderuar sa Rugova. Falë politikës së tij, Rugova kishte fituar respekt të madh ndërkombëtar.

BBC-ja
Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e një Ballkani të ri dhe vdekja e tij do të jetë një sfidë për rajonin.

Daily Mirror
Rugova ishte ikona e pavarësisë së Kosovës. Vdekja e tij ka lënë një vakuum të madh në politikën kosovare, në prag të bisedimeve finale për pavarësi, për çka Rugova ka punuar aq shumë.

Die Velt
Rugova ka qenë një lider konstruktiv dhe njeriu i cili pritej të kishte rol kyç në bisedimet që duhet të fillonin të mërkurën, në Vjenë. Udhëheqja politike kosovare ka përpara një sfidë të rëndë, atë të gjetjes së pasardhësit të Rugovës, si President dhe si udhëheqës të ekipit negociator për bisedimet me Beogradin zyrtar.

Frankfurter Allgemajne
Rugova vdiq pak kohë para se të realizohej ëndërra e tij për Kosovën e pavarur.

Herald Tribune
Rugova ka qenë figura shumë e respektuar në qarqet ndërkombëtare, për shkak të politikës së tij të rezistencës paqësore ndaj represionit të regjimit të Millosheviqit.

New York Times
Rugova është konsideruar si baba i kosovarëve.

Rrjeti televiziv CNN
Presidenti Rugova ishte lider i moderuar i shqiptarëve dhe përveç kontributit të tij për Pavarësinë e vendit, ai po ashtu kishte dhënë kontribut të madh në evitimin e konflikteve brenda lidershipit shqiptar.

San Francisco Chronicles
Rugova ka qenë udhëheqës dhe figura më përfaqësuese e popullit të Kosovës në arenën ndërkombëtare për pothuaj dy dekada”.

Washington Times
Vdekja e Presidentit Rugova e lë politikën Kosovare në udhëkryqin më të rëndësishëm pas luftës

Zydojçe Cajtung
Ibrahim Rugova ka qenë symbol i rezistencës dhe i aspiratave të shqiptarëve të Kosovës për pavarësi

By admini

2 thoughts on “Në Amerikë Rugova ishte mik i madh i Kishës dhe i Xhamisë Shqiptare”
  1. Rugova, ka qene shqiptari me i madh qe une kam njohur. Me urtesi te madhe e fitoi pavarsine e Kosoves. Pusho ne paqe i Madhi Ibrahim Rugova! Emni i Juej kurr nuk do te harrohet.

  2. PO I MADHI IBRAHIM RUGOVA ISHTE MIK I GJITHE SHQIPTAREVE. SHPESH FRKUENTONTE EDHE KISHET DHE ME PAK XHAMIJAT NE SHBA. NE SHBA CUDITESHIN SE SI NE NJE KISHE KATOLIKE NE MICHIGAN PO BJEN KUMBONA DHE SHQIPTARET PO LUTET DHE PO JEPSHIN NDIHMA PER VELLEZWERIT MUSLIMAN DHE TE KRISHTERE NE BASLLKAN. KETA I PENGOI ARMIQET E SHQIPTARISE DHE MONTUAN NJE “TAPE” DHE E QITEN PAS PESE VITESH PER TE “TREGUA BOTES” SE NE KISHA KATOLIKE “NUK MUND TE LUTEN” PER SHQIPTARE.

    KESHTU PERA I KEMI EDHE DISA PATRIOT NE DIASPORE QE MBAJNE “LINJEN E KUQE’ ME QENDRAT E BALLKANIT. PRESIN DIRIGJIMET.

Comments are closed.