Pjesëmarrës për të shtatin vit me radhë, nxënës nga Shqipëria, Kosova, që paraqiten projektet e tyre – Kristi Gjerko, ngriti flamurin shqiptar në Oswego – New York
NEW YORK NY : Për të shtatin vit në radhë në qytetin Oswego – New York, është mbajtur Olimpiada e Gjenive 2917 – “ GENIUS Olimpiada 2017”. Kjo Olimpiadë e cila po bën traditë, në New York, këtë vit priti rreth 1020 studentë nga SHBA, dhe gjithë bota me 1,187 projekte olimpiada kishte një rritje prej 23% në krahasim me vitin e kaluar.
Olimpiada Gjenive në New York, prej fillimit të saj ka përfshirë edhe studentët që vijnë për çdo vjet nga shkollat e ndryshme nga Shqipëria, dhe Kosova, duke e bërë atë një ngjarje të paharrueshme, për studentët shqiptar.
Mbasi, në këtë garë mjaft interesante pjesëmarrës për të shtatin vit me radhë ishin edhe nxënës nga Shqipëria, Kosova. Dhe, për fatkeq, edhe këtë vit, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk kishin as edhe asnjë nxënës shqiptar, çka tregon se është një shenjë e diskriminimit sistematik të fëmijëve shqiptar, nga Mnistria e Arsimit dhe Kulturës së Malit të Zi, dhe Maqedonisë.
Olimpiada “ GENIUS 2017”.
Këtë vit Olimpiada e Gjenive 2917 – “ GENIUS Olimpiada 2017”, kishte zgjedhur 570 projekte nga 1,234 projekte aplikantësh. Secili projekt u kualifikua nga tre gjyqtarë, kurse për të klasifikuar projektet në konkurrim, kishte një shkallë vlerësimi me notën prej 1 deri në 3 (3 = po, 2 = ndoshta, 1 = jo).
Në finalet e Olimpiadës konkuruan projektet me 7 ose më shumë pikë gjithsej.
Në këtë olimpiadë gjithashtu u kualifikuan edhe projekte të paraqitura drejtpërsëdrejti nga panaire të ndryshme, që ishin të autorizuara paraprakisht për të bërë një përzgjedhje nga shumë projekte në rajonet dhe vendet e tyre.
Vendi që paraqiti shumicën e projekteve në Olimpiada e Gjenive 2917 – “ GENIUS Olimpiada 2017”, ishte Kirgizstan: 81 projekte nga 1,187 projekte.
Numri i projekteve të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara ishte 351 (30% e të gjitha projekteve.
Ndërkaq, Shkollat e mesme u paraqitën me më shumë projekte ku u dalluan shkolla e mesme Bishkek Aichurok, Kirgizstan (32 projekte), Yorktown High School, SHBA (26 projekte), Feza Girls High School, Tanzania (25 projekte)
Numri i projekteve konkuruese ishin : Projektet shkencore : 338. Numri i projekteve të Artit: 98. Numri i projekteve të Shkrimit Kreativ: 61.Numri i projekteve të Robotikës të pranuara: 31.Numri i projekteve të Muzikës të pranuara: 20.Numri i projekteve të biznesit: 22 .
Kjo olimpiadë është organizuar qysh nga viti 2010 prej Genius Olympiad Department of Chemistry State of University New York, me qendër në qytetin Oswego, në New York.
Rezultatet e treguara nga nxënësit shqiptarë pjesëmarrës në këtë olimpiadë, kanë qenë deri tani të shkëlqyera, çka tregon se mësimet e shkencave, po zgjojn interesimin e madh të nxënësve shqiptarë, si në Shqipëri, Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare.
Në Olimpiadën e Gjenive – GENIUS 2017 Shqipëria, simbas një njoftimi në rrjetin social Facebook, është përfaqësuar nga një djalë nga Memalia, kështu shkruan një bashkëqytetar i tij që jeton prej vitesh në New York.
“Memalialoti, Kristi Gjerko, ngriti flamurin shqiptar në Oswego – New York,” shkruan në llogarinë e tij në Facebook, Mondi Ismailati, duke e faleminderuar bashkëqytetarin e tij se :”Në saj të suksesit tuaj, na bëtë të ndihemi krenar të gjithë ne shqiptarët!”
Më tej Ismailati, shkruan se :”Kristi Gjerko, student në Kolegjin Turgut Ozal, në Tiranë ishte pjesemarres i një grupin të vogel studentësh shqiptar që perfaqesuan Shqipërinë në konkursin e projeketeve ndërkombëtare, e njohur si Olimpiada e Gjenive – GENIUS Opympiad 2017, që u zhvillua në Oswego – Nju Jork përgjatë datave 12-17 qershore, ku ai paraqiti projektin e tij në kategorinë “Informatike (Art Desing).