Nga Beqir SINA – Detroit Miçigan
Një festival – me magjinë e këngës dhe valles shqiptare në Amerikë, me këngëtarin e madh nga Kosova Sabri Fejzullahu dhe aktoin e mirënojur Mirush Kabashi
DETROIT MI : Mbrëm në një atmosfer mjaft të këndshme festive. nisi festivali e dytë Shqiptaro – Amerikan, i cili për tre netë do të mbahet në qender të qytetit të Detroit, në Miçigan, sheshin e famshëm “Hart Plaza”, nga datat 2, 3 dhe 4 qershor.
Festivali i cili është manifestimi kulturor më i madh Komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, e shtetet për rreth tij, sjellë disa nga këngëtarët më të mirë të skenës shqiptare, nga Shqipëria. Kosova, viset shqiptare dhe diaspora, kudo që ata ndodhen, që të ndihmojnë për të ndarë kulturën shqiptare me komunitetin shqiptarë në SHBA, si dhe me amerikanët e komunitetet e tjera.
Festivali Shqiptaro – Amerikan, është një traditë e hershme e këtij komuniteti, në Miçigan, por dy vitet e fundit biznesmeni i suskseshem shkodran në SHBA, Ben Pëllumbi, e solli këtë festival të mbahet javën e pare të qershorit në qender të qytetit të Detroit, sheshin e famshëm “Hart Plaza”.
Ky festival ka marrë mbështetjen e gjerë të komunitetit shqiptarë dhe ndihmohet edhe nga dy kishat shqiptare, Kisha, Katolike Shqiptare St. Paul, Kisha Orodokse Shqiptare St. Thomas, Qendra Islamike Shqiptare, Qendra e Bektashinjve Shqiptarë, Televizionet locale shqiptare, si dhe nga disa organizata, shoqata dhe biznese shqiptaro-amerikane të Metrosë së Detroit.
Ky festival, bashkon të gjitha komunitetet shqiptare si pjesë e veçantë e kulturës sonë të njohur ndërkombëtarisht mbi harmoninë fetare,.
Në mesin e artistëve pjesëmarrës, në natën e pare ishin edhe emra mjaft të njohur të skenës shqiptare si këngtari I madh nga Kosova, Sabri Fejzullahu, Fredrik Ndoci, Gezim Nika, Ermira Babaliu, Artur Matia, këngëtarët çamë Enkeljda Arifi dhe Hysni Alushi, Dorina Tiko, Valbona Mema, Anila Hoxha,, Elisa, dhe aktori i madh nga Shqiperia, Mirush Kabashi.
Në këtë festival preformuan edhe tre grupet valltarve të djemve e vajzave të Grupit “Rozafa” nga Nju Jorku, me drejtuese Angelina Nika, “Gjergjë Kastrioti Skenderbeu” të Detroitit, me Joli Paparisto, dhe “Shqiponjat e Vogla” nga Toronto, me udhëheqës artistic, Ramazan Kellezi dhe Ruki Kondaj, si dhe disa artistë nga Shqipëria, artistë lokalë dhe grupe tradicionale nga Michigan, New York dhe Chicago.
Muzikë, valle dhe gatim shqiptar, në një festival të vetëm.
Ky është festivali shqiptar që organizohet në Detroit – Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku gjendet një komunitet i madh shqiptaro-amerikan ( rreth 100 mijë shqiptar), ngjarja që shënon edicionin e 2-të me radhë në këtë shesh, por që mbahet dekada më pare.
Festivali Shqiptaro – Amerikan, bën bashkë duke festuar në shesh qindra shqiptarë që mblidhen, së bashku me familjet e tyre, grupe shqiptarësh që vijnë nga Kandaja fqinje, e cila ndahet vetëm nga një lumë i ngushtë kufitar mes qytetit kandaz Windsor dhe Detroiitit,
Në këtë festival vijn edhe grupe shqiptaresh qe udhetojne nga larg nga Nju Jorku , Nju Xhersi, Kenektiket, Washingtoni,Florida deri dhe nga Arizona dhe jashtë Amerikës siç është Toronto dhe Montreali, të cilat marrin pjesë edhe në një sërë aktivitetesh që promovojnë kulturën shqiptare.
Për tre ditë të paktën mbi një mijë shqiptarë festojnë sipas traditës mes muzikës dhe valleve të larmishme, dhe shqiptarët vizitojnë dy kishat shqiptare dhe marrin pjese ne mesaht e se dieles, si dhe marrin pjesë në ankandin e objekteve të ndryshme të artit apo antikave si dhe orendive te çmueshme apo të blejnë produkte dhe suvenire shqiptarë të Dyqanit Etnik Shqiptarë në SHBA.
Në këtë manifestim të kulturës dhe traditës nuk mungojë as kulinaria. Gatime nga biznese dhe familje shqiptare që përgatiten gjatë ditëve të festivalit të ndryshme ku ato i sjellin në tryeza me gatime tradicionale që nga shishqebap me mish qengji, qofte e qebap, pula të grilës, bakllava, revani, kadaif dhe embëlsira e etj.
Posterat me firmat e bizneseve të suksesshme që sponsorizojnë festivalin shihen kudo në sheshin e madh Hart Plaza ndera televizionet locale I bejne rreklala bizneseve shqiptare, duke shërbyer për ti bër jehon festivalit dhe bizeneseve shqiptare, për të gjithë ata që duan të kenë një kujtim të bukur nga një festival shqiptar.
Organizatori Ben Pëllumbi, dhe Dom Nue Gjergji meshtari I Kishës Zoja Pajtore, dhe Drejtuesit e festivalit të dytë artistiti Fran Gjoka, dhe Joli Paparisto, dhe Avni Dervishi, mendojnë se me kalimin e viteve festivali eshte ritur dhe zhvilluar ne permasat e nje evenimenti dinjitoz , ku jo vetëm shpaloset kulturen traditat muziken vallet apo gatimet shqiptare , por “në të njëjtën kohë i rikujtojmë vetes sonë prejardhjen duke rinovuar miqësitë tona të vjetra dhe duke krijuar miqësi të reja me miqtë e rinj që njohim gjatë kësaj fundjave gazmore”.
Festivali Shqiptaro – Amerikan, u ndoq nga qindra vet, dhe dy Televizionet shqiptaro amerikane, në Detroit, ACTV, dhe ALBTVUSA, Boin, e studioit, private, TVSH nga Tirana, i ardhur enkas si dhe gazeta Bota sot dhe gazeta shqiptaro amerikane Illyria në New York.