Në shtatorin e vitit të kaluar Policia e Kosovës do të arrestonte 5 aktivistë të e Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Frashër Krasniqi si të dyshuar për sulmin e 4 gushtit në Kuvendin e Kosovës. Për fat të keq, në rrethana shumë të dyshimta dhe akoma të pasqaruara, në burgun e Prizrenit në nëntorin e vitit të kaluar vdiq aktivisti i kësaj levizjeje, Astrit Dehari.
.
Akuzat për aktivistët e Lëvizjes Vetevendosje akoma edhe sot nuk janë provuara dhe Arifi, Batusha, Haliti dhe Krasniqi vazhdojnë që të jenë në arrest shtepiak.

Në zgjedhjet e 11 qershorit të këtij viti që do të mbahen në Kosovë garon si e vetme edhe Lëvizja Vetevendosje e cila ka vendosur që në listen e vet të kandidatëve për deputet të ketë edhe 4 aktivistët e saj që mbahen në arrest shtëpiak.

Këta aktivistë krejt fushatën e vet e bëjnë nga shtëpitë e tyre por që përcillen me mjaft simpati dhe kureshtje. Lehtë mund të ndodh që këto 4 aktivistë të kësaj levizjeje të përfundojnë nga arresti shtëpiak në deputet të Republikës së Kosovës.

Më poshtë mund të ndiqni mesazhet drejtuar votuesve kosovarë nëpërmjet rrjeteve sociale.

https://www.facebook.com/FrasherKrasniqi58/videos/309420292827969/

https://www.facebook.com/adeabatusha/videos/10213534049171524/

https://www.facebook.com/atdhearifii/videos/470435843322780/

By admini