Ditën e diele futbollistët e Ulqinit do të luajnë ndeshjen e kthimit kundër Rudarit të Plevlas e vlefshme për të siguruar bileten që vitin e ardhshëm të luajnë në elitën e futbollit të Malit të Zi. Ulqninakët do të tentojnë të mbrojnë rezultatin minimal 1:0 nga ndeshja e parë.
Gjendja në ekip është shumë e mirë edhe pse nesër do të mungojnë dy nga lojtarët kryesor të ekipit tonë, Senika dhe Gjinaj, të cilët për shkak të kartonave të marrë në ndeshjen e fundit nuk do të luajnë.
Në këtë situatë ku nuk mund të zgjedhësh shumë, trajneri Kapllanbegu nuk do të ketë shumë zgjidhje për formacionin në këtë ndeshje. Formacioni i mundshëm që neser do të tentojnë të bëjë senzacionin e madh do të jetë:
Meqikukiq,
Kurti (Vujoviq),
Rudaj,
Rexha,
Rama,
Alibegu,
Mizokami,
Divanoviq,
Kodama
Tacibana,
dhe Muharremi.
Ekipi i Ulqinit do të udhëtojë për në Plevla një ditë para takimit në mënyrë që ta presin sa më të pushuar ndeshjen ndërsa në ditën e ndeshjes do të udhëtojë edhe një grup tifozave të qytetit tonë.
Një mbështetje interesante ka qarkulluar ditën e premte nëpër rrjetet sociale nga hic më pak se ish kapiteni legjendar i kombetares shqiptare Lorik Cana.