
Dritan Çivlaku (26) ka marrë lëndime të rënda trupore në një aksident i cili ka ndodhur mëngjesin e së martes rreth orës 5 në afërsi të restoranit Bazar në Ulqin.
Ai është hospotalizuar në Klinikën e Podgoricës dhe është jashtë rrezikut pët jetën, shkruan Vijesti.
Ende nuk dihet se si ka ardhur deri te aksidenti , gjegjësisht se si Çivlaku ka humbur kontrollin ndaj automjetit.
Së bashku me Çivlakun në automjet kanë qenë edhe 4 persona të tjerë, 2 prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Tivarit ndërsa 2 të tjerë kanë kaluar pa lëndime.