Konferencë me gazetarë  e Kryetarit të Komunës Nazif Cungu  mbajtur më 4 maj 2017

Të nderuar përfaqësues  të  medjeve.

Më lejoni që fillimisht  tju përshëndes  të gjithëve dhe tju shpreh falenderimet për angazhimin tuaj  gjatë këtyre ditëve të majit dhe për raportimet  që keni bërë për të gjitha aktivitetet që janë realizuar  dhe ata që priten të bëhen në ditët në  vijim.

E kemi thirur këtë takim me  Ju për të dhënë një pasqyrë të asaj se cfarë ka ngjarë gjatë këtyre ditëve  në qytetin tonë dhe të shohim se ku kemi pasur lëshime dhe  cfarë duhet të përmirësojmë në ditët dhe javët në vijim.
Kemi qenë dëshmitarë  të  hapjes simbolike të sezonit turistik, ardhjes së një numër i madh i mysafirëve, dhe gjallërimit te qytetit nga  veprimtari  argëtuese, panaire dhe muzikë.

Sipas të dhënave  nga pika kufitare Sukobinë Muriqan rezulton  se numri i mysafirëve në datat 27 Prill deri me 1 Maj ka arritur 44038 persona dhe 10459 automjete private dhe 382 autobusa qe eshte nje rritje prej 65,14 % ne udhetare dhe 39,47% te numrit te automjeteve.

Nëse i referohemi të dhënave  nga OT, dhe hotelet rezulton që mysafirët kanë qënë nga Kosova, Shqipëria,Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Serbija pra nga vendet  e rajonit. Cfarë në tërësi ka justifikuar pjesëmarrjen tonë në Panairin e  Tiranës, Prishtinës, Beogradit, Sarajevës, Shkupit si dhe panaireve te tjera nderkombetare.

Edhe pse shifra prej 20,000 mysafirëve  është një shifër e madhe, jemi  deshmitarë të asaj se  hyrje daljet kane hecur me shpejtësi, ashtu sic jemi mare vesht dhe jane shmangur pritjet  dhe rrallët e gjata. Ne edhe  mëtej do të insistojme ne Ministritë relevante që të shmangen rrallët  e gjata dhe pritjet në këtë pikë kufitare. Në fakt ky shqetësim i është prezantuar  edhe Kryeministrit Markoviq dhe presim  hapa konkret.

Eshtë konstatim i përgjithshëm – i komunës , afaristëve, pronareve të objekteve, restoranteve , hoteleve dhe  të tjerëve se gjate këtyre ditëve ka qenë me të vertetë një atmosferë shumë e bukur në qytet , ditë dhe netë të mbushura  me aktivitete të shumta kulturore , ku janë  tubuar vecmas shumë të rinj e të reja dhe cdo gjë ka rrjedhur në qetësi dhe pakurrfare incidentesh. Ulqini gjatë ditëve të fillimmajit  ka qene në qendër të vemendjes së opinionit vendas  dhe ati rajonal. Ketu kanë qene te stacionuar disa ekipe  televiyive dhe grupe gayetarësh të cilët kane raportuar per ngjarjet dhe aktivitetet që janë mbajtur.

Unë me këtë rast deshiroj ti shpreh një falenderim të gjithë atyre  që u angazhuan për begatimin e ofertes turistike. Duke angazhuar artistë e kengetarë , dixhej dhe  emra eminent të estradës.
Organizatës Turistike
Hotelit Albatros
Hotelit Otrant
Hotelit Riva
Hotelit  Cruiser
Rivierës së Ulqinit
dhe Hoteleve të tjere privat
Objektit,, Primavera,,
Copacabanës
Pronarëve  të plazheve  etj.

Kjo gjë edhe njëherë dëshmoi  se për  begatimin e ofertës duhet të angazhohemi dhe të  japim ndihmesen të gjithë ne.

Qytetarët  e Ulqinit edhe njëherë dëshmuan  traditën e mikpritjes , pastërtinë dhe bujarinë e tyre.

Gjatë këtyre ditëve  vlen të  theksohet  angazhimi i  punëtorëve  të pastrimit, bartja e plehrave me kohë, pastrimi dhe larja e rrugëve, dhe kjo ka dhënë rezultate konkrete.

Po ashtu u deshmua  qe sa më parë duhet të  ndërmarrim hapat e duara dhe të rregullojmë ceshtjen e komunikacionit respektivisht të parkingut. Edhepse ishin vene ne dispozicion të gjitha vendparkingjet  perseri mund të thuhet se duhet të angazhohemi dhe të krijojme vende të tjera për parking. Një falenderim shkon per policinë rrugore dhe  policinë komunale e cila gjatë  tëre kohes ka qene  ne terren  dhe sado kudo ka  venë  rregull në komunikacion.

Kur jemi  tek  parkingu unë dëshiroj ti bëjë thirje qytetarëve që të kontaktojnë  me shërbimet tona per largimin dhe bartjen e automjeteve të vjetra  te paperdorura , pajisjeve të tjera  që nuk ju duhet  dhe  ti mënjanojmë ata sa më parë.

Në ditët në vijim investitoret duhet te perfundojne ndërtimet sepse  se shpejti ata do të ndërpriten zyrtarisht. Po ashtu në fuqi eshte dhe  ligji  për  ndalimin e ndezjes së  zjarreve me çgjë duhet të jemi tejet të kujdesshëm dhe për këtë bej apel tek qytetarët.

Ndermarrja  për pastrim  ka paralajmeruar se do të mbjelle  një numër të madh  të luleve sezonale , kërkoj që edhe qytetarët të bëjnë një gjë të tillë  dhe ta shëndrrojmë Ulqinin në qytetin e luleve.

Ne si komunë po vazhdojme te plotesojme kërkesat që  kemi pasur nga ana e  qytetarëve të Bashkësive lokale  dhe  kërkesat e afaristëve për rrjedhën normale të sezonit turistik dhe begatimin e ofertes turistike.

Po ashtu Këshilli koordinues per  përcjelljen e sezonit  do të ketë sëshpejti takimin e rrallës ku do caktohen detyrat  dhe do te përcillen ata. Dëshiroj edhe me këtë rast që të përsëris qëndrimin tone e ti drejtohem të gjithë qytetarëve, perfaqesuesve te sektorit civil, juve gazetarëve, afaristeve, studenteve  dhe të gjithëve  nëse kanë ide  dhe  propozime  të vyera që te vijnë dhe bashkarisht ti bëjmë realitet  në dobi dhe në të mirën e Ulqinit dhe banorëve të tij.

Tek unë dhe tek bashkëpunëtorët e mij mund të gjeni një partner te sinqertë.
Uroj për të gjithë një sezonë të sukseshme.
Faleminderit.

By admini