Udhëheqësi i i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Millo Gjukanoviq, në konventën për zgjedhjet lokale në Herceg Novi, i quajti kundërshtarët nga radhët e Frontit Demokratik, të njohur për orientimin proserb, “klan çetnikësh të tërbuar”, shkruan “Vijesti”.
“Herceg Novi nuk është qytet serb, por krenari malaziase”, është shprehur Gjukanoviq në konventën përfundimtare të Partisë Demokratike të Socialistëve
Ai la thënë se liderët e Frontit Demokratik janë turpi më i madh i Malit të Zi bashkëkohor.
Gjukanoviq ka ka shtuar se hyrja e Malit të Zi në NATO tregon se nuk është dëshirë e tij të bëjë luftë e as të jetë pjesë dominonte e aleancës ushtarake. Poashtu ai ka thënë ”se nga 25 maji do të ulemi në karrigen e Aleancës së NATO-s”.