Kumtesë për opinon e Këshillit komunal të Lëvizjes qytetare URA

Është me të vërtet e vështirë për ta përshkruar një fenomen të tillë politik siç është FORCA. Por pasi që matematika është shkencë e saktë, ajo në fushën e vet të njohurive jep përgjigje edhe për këtë fenomen. Pra, në bazë të këtyre njohurive, FORCA pasqyron një bashkësi boshe, apo bashkësi pa elemente të mirëfillta morale, nacionale, diturie etj.

 

Duhet theksuar që si element nuk është marr interesi personal. Për ta përshkruar këtë në gjuhën e politikës është fare e lehtë; nuk është në fokusin tuaj asgjë tjetër pos kërrigës. Edhe kjo është fare e lehtë të shpjegohet, por kësaj here në bazë të statistikës.

 

Bëni analizat, e ne po ju tregojmë rezultatet që do vini deri tek ato: që nga kyçja juaj në politikë (jo në FORCË por edhe më herët) numri i shqiptarëve vazhdimisht është në rënie, papunësia në rritje, ekonomia vazhdimisht në rënie. Prandaj, pikërisht lufta e juaj për karrige shtrenjtë po i kushton popullit shqiptar. Prandaj edhe aktivitetet e juaja rajonale dhe globale i ngjasin asaj që thamë më parë; deri sa ju merreni, në mënyrë të dështuar, me politikë rajonale, problemet e shumta në qytet vetëm shtohen. Por, duke ju njohur, politika globale dhe rajonale e juaja, për ju është vetëm një maskë për të fshehur paaftësinë e juaj për të menaxhuar me qytet.

 

Sa i përket sportit, ndoshta ndonjëherë do e kuptoni kritikën tonë, por besojmë se do të jetë vonë për ju. Megjithatë, në historinë e sportit figuron emri i kryetarit tuaj, kur u fik klubi më i madh i Ulqinit, KF Otrant, në vitin kur për sport u kujdesët me vetëm 7.000 euro. E në fund, se në cilin nivel të ulët keni rënë tregon vet kumtesa e juaja e fundit, që jo rastësisht, i ngjanë një kumtese të DPS-it. Padyshim, që edhe autonominë për të shkruar kumtesa e keni dërguar në Podgoricë dhe DPS.

Këshilli komunal i Lëvizjes qytetare URA

By admini