Në Parlamentin e Malit të Zi do të diskutohet sot, ndër të tjera, edhe për ndryshimet në Ligjin për organizim territorial të Malit të Zi, me anë të cilit parashihet që Tuzi të jetë komunë e pavarur.
Me Ligji përcaktohet statusi i komunës së plotë për Tuzin nga 1 shtator 2018, ndërsa Golubovci do të vazhdojë të jetë si një komunë në kuadër të kryeqytetit.
Tuzi funksionon si komunë në kuadër të kryeqytetit, kurse kërkesa për komunë të plotë ishte një nga kushtet për formimin e koalicionit paszgjedhr në mes koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe DPS-it.