Parlamenti i Malit të Zi diskutoi sot dhe miratoi Ligjin për organizim territorial të Malit të Zi, me anë të cilit parashihet që Tuzi të jetë komunë e pavarur. Me Ligj përcaktohet statusi i komunës së plotë për Tuzin nga 1 shtator 2018.
Me ndryshimet e ligjit parashihet edhe formimi i Këshillit organizativ, në mënyrë që komuna e re të funksionjë pa probleme.
Tuzi deri tani ka funksionuar si komunë në kuadër të kryeqytetit, kurse kërkesa për komunë të plotë ishte kërkesë e kahmotshme e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi por që po bëhet realitet nga marrëveshja e koalicionit paszgjedhr në mes koalicionit “Shqiptarët të vendosur” dhe DPS-it.