Nga Ali Gjeçbritaj

Në planin-programin e Këshillit të arsimtarëve,  Aktiveve profesionale, Këshillave të klasëve etj. të shkollave fillore është e nevojshme, për të mos thënë se është edhe e domosdoshme, të parashihet përgatitja dhe mbajtja e orëve model dhe e ligjëratave gjatë vitit shkallor.  E gjithë kjo në funksion të ngritjës profesionale brenda shkollës ku mësuesit-mësimdhënësit  punojnë dhe veprojnë. Orë model dhe ligjërata të tilla duhet të kenë përmbajtje të thuktë për mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin shkollor, që jemi pse jo dhe që pason. Meqë tradicionalisht Aktivet profesionale, Këshillat e klasëve, Këshilli i arsimtarëve etj.  për vitin shkollor në vazhdim, mbahen në javën e fundit të gushtit, të shfrytëzohet për një ligjëratë të tillë. Ligjërata që do të përgatitet, siç e theksuam më lart, duhet të trajtojë ndonjë temë të rëndësishme për mbarëvajtjen e procesit mësimor, e vlefshme për të gjitha lëndët…

Është e udhës që, në mbledhjen e fundit të Këshillit të arsimtarëve, Këshillit të klasës dhe të Aktivit profesional për vitin paraprak mësimor, të caktohen mësimdhënës, në mënyrë vullnetare, që do të përgatitnin orë model, deri vonë këta orë quheshin orë praktike dhe ligjërata lidhur me risitë në procesin arsimor . Do të ishte e udhës që në secilën perudhë klasifikimi (brenda saj) të organizohet nga një orë model dhe nga një ligjëratë. Kujtojmë se viti shkollor ka gjithsej katër perudha klasifikimi. Kjo ka rëndësinë e dyfishtë nga se motivon mësimdhënësit dhe mësuesit shkëmbejnë përvojën e tyre duke ndihmuar kështu njëri -tjetrin në avansimin e të arriturave profesionele. E njëta, padyshim vlen edhe për ligjëratat e mbajtura, ku bashkëbisedimi ndihmon padyshim në ngritjën profesionele në vazhdimsi  të arsimtarit. Nës ë gjërat që kemi mësuar gjatë studimeve nuk i përkujtojmë dhe të arriturat shekcore nuk i përcjellin në vazhdimësi mësuesit do të mbesin prapa në në çdo aspekt të punë së tyre në shkollën bashkëkohore të refromuar.

Rëndësia e përgatitjes me shkrim të njësisë mësimore nga mësimdhënësi për orën bashkëkohore është motivim për mësimdhënës dhe nxënësit në klasë
Përgatitja me shkrim e njësisë mësimore për secilën lëndë veç e veç dhe, për të gjitha lëndët marrë së bashku, është më se e domosdoshme. Shkolla jonë e reformuar kërkon një qasje më të përparuar nga të gjitha anët. Brenda kësaj kornize përfshihet edhe përgatitja me shkrim e njësisë mësimore, e çfarëdo tipi qoftë ajo për seciln lëndë. Një përgatitje e mirë dhe me përkushtim, do të mundësojë suksesin e dëshirueshëm. Po ashtu një përgatitje e mirë shton interesimin e nxënësve për mësim dhe nxënie. Mësidhënia dhe mësimnxënia janë reciprokisht të ndërlidhura me njëra tjetrën, ashtu siç ëshë mësimdhënësi me nxënësin në klasë.
Duke u nisur nga përvoja e gjertanishme, sa herë që mësimdhënësi shkon i përgatitur mirë për orë të mësimit, edhe interesimi i nxënësve për mësim do të jetë mjaft i motivuar. Këtë e ka përjetuar nga përvoja e vet secili mësimdhënës, edhe unë në përvojën time dyzetë e një vjeçare. Nga përvoja ime si dhe nga e shumë të tjerëve që kam patur rast të bashkëpunoj gjatë viteve përgatitja me shkrim e njësisë, për cilëndo orë mësimore qoftë ajo, duhet të shfrytëzohet me përkushtim nga mësimdhënësi i lëndës. Për arsye se ka raste kur mësimdhënësi për një shkak a për një tjetër, duke u “turpëruar” që ta konsultojë përgatitjen e vet për orë të mësimit, e mban atë fshehur qoftë në çantë, qoftë në sirtar të tavolinës.  Përgatitja e atillë, gjatë rrjedhës së orës mësimore, konsideroj se është e këshillueshme të qëndrojë e hapur mbi tavolinë për ndonjë konsultim të rastit. Sepse për atë edhe është bërë-përgatitur.Është shumë gabim nëse përgatitjën e bëjmë dhe gjatë ores nuk e konsultojmë. Përgatitja nuk është sa për sy e faqe ose sa për t’ia treguar këshillëtarit-mbikqyrësit të arsimit , pedagogut të shkollës apo drejtorit  kur vijnë  në hospitim në orë të mësimit apo për kontrollë. Pëkundrazi ate duhet ta kemi gjithmonë pranë vetës dhe gjithmonë të komsulltohemi me te siç thash edhe më lartë edhe gjatë ores mësimore.

Në vijim po japim rrjedhën e përgatitjes me shkrim të njësisë mësimore, e cila, them, do të gjej përdorim për secilën lëndë mësimore. Ja si do të ishte e udhës të ishte kjo përbërje e ores mësimore- struktura e orës mësimore .
Pjesa teorike për të gjitha tipat e orëve
1. Lënda mësimore: cilado qoftë ajo.
2. Klasa: I, II, III , IV…
3. Njësia mësimore: e çfarëdo tipi qoftë ajo.
4. Tipi i orës mësimore: zhvillim, përsëritje a ushtrim.
5. Format e punës: frontale, në grupe të vogla dhe në grupe kolektive.
6. Metodat mësimore: metodat bashkëkohore sipas natyrës së lëndës mësimore…
7. Mjetet mësimore: të përgatiten ato mjete, që i përshtatën lëndës dhe njësisë mësimore.
8. Kriteret: janë të barabarta me objektivat a qëllimet dikur

By admini