Ligji i ri për planifikimin dhe rregullim hapsinor hap derën për korrupsion

 

Me Ligji e propozuar për planifikim dhe ndërtim futet centralizimi absolut i vendimmarrjes dhe kontrollit në fushën e rregullimit hapësinor dhe hapen mundësi të gjëra për korrupsion.  Planifikimi urban, si një lëmi e cila në rastin tonë në dokumentet e Komisionit Evropian është vlerësuar tashmë si shumë e ndjeshme ndaj korrupsionit, tani do të lihen për ta menaxhuar rrethit akoma edhe më të ngushtë  të vendimmarrësve, kurse numër i adresave që do të jetë e nevojshme për të korruptuar do të reduktohet në mënyrë të konsiderueshme, kështu mendon Dejan Milovac, drejtor i Qendrës Kërkimore MANS.

Kështu, me Ligjin e propozuar Qeveria malazeze plotësisht merr përsipër ingerencat për planifikim dhe zhvillim, që është në kundërshtim me Kushtetutën, sepse hiqen igerencat e komunave në drejtim të planifikimit hapësinor.

Kjo zgjidhje është në kundërshtim me Kartën Evropiane të vetëqeverisjes lokale pasi me këtë zvoglohen të drejtat tashmë  të njohura të qeverisjes lokale.

By admini