Arkeologia e njohur shqiptare Etleva Nallbani ka mbetur e zhgënjyer nga pamjet që ka marrë nga Kalaja e Ulqinit. Ajo për këtë ka shkruar edhe një shkrim të shkurtër të cilin po e japim në tërësi të pakorektuar.
Deshperim i thelle, kur shoh situaten me te cilen perballemi me trashegimine, sidomos ne trojet ku jetojne shqiptare. Me duket vetja, se bashku me ata pak qe mendojme njesoj, si UFO! Sikur copa te medha te historise, te materializuara ne fragmente te tera qyteti, duan te na i zhvasin, te na privojne, te mos jete me pjese e jona. Po ato jane arritjet tona gjate epokave historike more njerez! Me c’te drejte privohemi prej tyre? Apo me c’te drejte, tjetersohet memoria historike ne funksion te nje taverrne apo mejhane??? Kur shoh kalane e Ulqinit psh, si eshte shky, transformu, betonizu e perdhunu historia, them, ajo e Lezhes ka shpetu mire deri tani, qofte dhe ne dem te zbulimeve arkeologjike dhe investimeve profesionale e shteterore ne te… Por deri kur mundemi me e “shty”, para ketij agresiviteti ndertues shoqeruar me invazionin e “mosdijes”??? Sinqerisht nuk e di… Gjykoni vete, mgjse kushedi se sa prej jush mund ta konsiderojne edhe bukur, sa kohe haet, piet, e behet aheng aty brenda, paçka se rreth 3/4 jane fallco, ne berthame beton e ne uzurpim te hapesirave te perbashketa…Ca me thene???!!!! “Pamje e detit” dhe dy fragmenteve te lena gati te shkyme te murit rrethues te kalase, dhe dy depo baturi te epokes Osmane, me nje KANCER minimumi tre katesh ne plan te pare te ndertimeve… Pamje e marre nga nje restorant i vogel modest… Edhe te lashtet e dinin qe ndertesat ne pjeresi duhet te ndertohen ne sistem shkallesh, e te mos arrije linja e pare lartesine e linjes se dyte e keshtu me rradhe… Tani jo vetem qe te nderton qametin tre katesh mu ne kalane historike, por edhe mu ne linje te pare… Edhe thone pastaj, pse s’dine historine e tyre shqiptaret… He de pse?! Une personalisht nuk ve me kembe ne masakren e Ulqinit. S’du me i pa bojen…