Në mes të shtëpive të vogla e të vjetra dhe disa ndërtesave disakatëshe moderne, në qytetin e Shkodrës gjendet stadiumi modern “Loro Boriçi”, shkruan sot Koha Ditore.

Në këtë arenë, pos Kombëtares së Shqipërisë, ndeshjet eliminatore si vendëse për botërorin “Rusia 2018” po i zhvillon edhe Përfaqësuesja e Kosovës. Në mungesë të një stadiumi në Kosovë, që i plotëson kriteret minimale për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, stadiumi i Shkodrës është bërë shtëpi e dytë e Përfaqësueses.

I rindërtuar para gati dy vjetësh, “Loro Boriçi” tash për tash është stadiumi me kapacitetin më të madh në Shqipëri, pas rrënimit të “Qemal Stafës” së Tiranës, që ishte më i madhi.

Me kapacitet prej 16 mijë ulësesh, konsiderohet si njëri prej stadiumeve më moderne jo vetëm në Shqipëri, por në gjithë rajonin.

By admini