Në organizimin e grupit të tifozave ”Plisat” për Ulqin, në ndeshjen e kombetarës shqiptare që do luaj sonte kundër Italisë në Palermo do të jenë të pranishëm edhe  20 djemë nga qyteti jonë në përkrahjen e kombëtares shqipëtare, mësohet nga Sporti i Ulqinit.

Mësohet se tifozat nga Ulqini për në Palermo janë nisur një ditë më parë.

Kjo paraqet një risi për tifozat e kombetares shqiptare nga qyteti jonë të cilët përveç ndjekjes së ekipit të tyre të zemres kur luan si nikoqir, ata tani do ta ndjekin edhe kur luan si mysafir.

Ndeshja Itali – Shipëri luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

By admini