Nga Beqir SINA – New York City

Vazhdon fushata për ngritjen e fondeve financiare për partinë Demokrate, në Bronx, ku kandidon Asamblesiti i Shtetit, shqiptaro amerikani Mark Gjonaj

MANHATTAN NYC : Katër kandidatët brenda garës së partisë Demokrate, në qytetin e Bronxit, janë duke bërë fushatat e tyre për rritjen e fondeve të fushatës financiare. Mbasi, tashmë ata kanë deklaruar ambicjet e tyre, zyrtarisht, që me 6 Shtator, të kandidojnë në garën fillimore të partisë Demokrate, për zonën elektorale  Qarkut 13-të, e Këshillit të Bashkisë, së qytetit të Bronxit, e cila mbulon lagjet Norwood, Throggs Nack, City Island, Morris Park, Country Club, Allerton dhe Pelham Parkway.

Gara paraprake – pra zgjedhjet brenda partisë, të cilat do të mbahen këtë shtator, mbahen sepse anëtari i këshilltit bashkëjak, Jimmy Vacca, është me afat të kufizuar, për shkak se atijë i ka mbaruar afati, tek sa mbajti mandatin në 3 + 4 mandate (12 vjet), prej viti 2005, kur Vacca, zvendësoi Councilwoman Madeline Provenzano.

Mbrëmë, Asamblesiti Mark Gjonaj – kandidati për anëtar në Këshillin Bashkiak të qytetit të New Yorkut, vazhdoi fushatën e tij, për ngritje fondesh, e cila është një praktik e ligjshme, në SHBA, dhe bazohet në shumat e fituara gjatë fushatës për ti deklaruar në fund të garës.

Fushata e mbrëmshme ishte e oraganizuar nga mbështetsit e Mark Gjonaj anëtar të komunitetit shqiptar, dhe u mbajtë në Restorantin Lincoln Square Steak, në veri të qyetit të New Yorkut .

Veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar Bruno Selimaj, i dalluar më par për organizimin e fushtave të tilla, tha se është absolutisht kësaj radhe ai dhe komuniteti shqiptar janë në mbështetje të Mark Gjonaj, për anëtar të Këshillit të qytetit, dhe ftoi të premten në mbrëmje në lokalin e tij, më shumë se 50 amerikano shqiptarë, veprimtar dhe biznesmen të suksesshëm në New York, edhe ata mbështetes të Fushatës  “Mark Gjonaj për Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut” të kontribojnë në rritjen e fondeve.

Fushatën e mbrëmshme e përshëndeti dhe ish Kryetari i Asamblesë së New Yorkut, ish Assemblymani Mel Miller, një demokrat, ky, nga qyteti i Brooklynit, i cili tha se Mark Gjonaj, është modeli i liderit politik, i cili i ngjiti shkallët në New York City me shumë sukses si një lider politik largëpamës dhe që u shërben qytetarve të Nju Jorkut.

Kandidati për anëtar Këshilli të Bashkisë i Qytetit të New Yorkut, Qarku 13-të, Asambleisti shqiptar Mark Gjonaj – ju drejtua mbështetesve të tij me një fjalim entusiast,  duke premtuar se ai do të vazhdojë të ju shërbejë, të gjitha komuniteteve në qytetin me diversitetin më të madh në SHBA.

“Nëse fitoi dhe do të jem në City Hall, në nëntor, tha zoti Gjonaj, unë do të jemë në një pozitë më të mirë, për të krijuar sa më shumë vende pune, të rritur mirëqenjen e qytetarve në lagjet tona, dhe për të luftuar kriminalitetin në lagjet tona, për të rritur besimin, dhe bashkëpunimin me NYPD, për të luftuar papusinë, ndihmuar më shumë të pastrehëve, dhe, të ndihmojmë në sistemin publik, në shkollat, transportin e udhëtarve dhe shëndetësinë”, tha ai.

Zoti Gjonaj, tha se shpresonte shumë se mund të realizojë të gjitha këto premtime, sepse, ai ka bindjen e tij, se në këtë psot do të ketë një mbështetje të vazhdueshme, edhe të gjithë votuesve të tij, në qytetin e New Yorkut.

Kandidati për anëtar i Këshillit të Bashkisë i Qytetit të New Yorkut, Qarku 13-të, Asambleisti shqiptar Mark Gjonaj – iu drejtua pjesëmarrsve, duke u bër thirrje atyre që në vazhdim deri në 6 Shtator, kur do të mbahen edhe zgjedhjet paraprake brenda partisë Demokrate, të bashkohen me të, në çdo fushtat për ngritjen e fondeve të fushatës së tij, duke mbështetur keshtu kandidaturën për anëtarë në Këshillin Bashkiak, të NYC.

Në garën brenda partisë Demokrate, për anëtar Këshilli të Bashkisë i Qytetit të New Yorkut, Qarku 13-të, për të zëvendësuar Jammy Vacca, kandidatura tjetër e konsideruar si rivale e Asamblesitit Mark Gjonaj, simbas, shtypit lokal, është ajo Marjorie Velázquez, e cila po kandidon për të zëvendësuar këshilltarin Jimmy Vacca, në rrethin e Këshillit 13 Bronx, mbasi, tani ajo për 12 vjet shërbeu, si shefe e stafit të Jimmy Vacca, kërkon vendin e tij në Bashki.

Anëtarët e Asamblesë së Shtetit të New Yorkut, thuhet se paguhen në mënyrë të konsiderueshme më pak se anëtarët e Këshillit të Bashkisë së Qytetit – me 79,500, plus dietat dhe shpenzimet e udhëtimit, dhe jo të gjitha shpenzimet për stafin.

Kurse, anëtarët e Këshillit Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, e fillojnë punën me 112.500 dollar në vit, dhe mbas mandatit të parë çdo anëtarë i këshillit të Bashkisë së qytetit, merr 148 mijë dollar në vit, si dhe ata kan fonde diskrecionale.

“Nëse, Mark Gjonaj, fiton, tha veprimtari i njohur Besim Malota, njeri prej mbështetsve në fushatën e ngritjes së fondeve, për të cilin natyrisht, tha ai që ka një shans të mirë, se mbi 80 përqind e qyetit të New Yorkut janë të regjistruar demokrat, mendojë, se do të përfitojnë që të gjitha komunitetet, përfshirë, këtu edhe komunitetin shqiptarë, në Bronx, i cili është një nga më të mëdhatë në këtë qytet. Mark Gjonaj, tha ai ka treguar se është lider për të gjithë qytetarët e Qarkut 13-të, e Këshillit të Bashkisë, së qytetit të Bronxit, lagjet Norwood, Throggs Nack, City Island, Morris Park, Country Club, Allerton dhe Pelham Parkway, dhe tani, qytetaret që të gjithë do të ken një zë të fuqishëm, në se ai fiton edhe në bashkin e qytetit, duke qenë gjithmonë në sherbimin dhe afër tyre, për të gjitha komunitet, Azitakiet, arabët, Jews, hispanik, ata afrikano amerikan, rusve, polakve, italianve, e tjer, për të nxitur llogaridhënien e drejtpërdrejtë me qytetarët, për çk Mark Gjonaj, e ka treguar shumë mirë për sa kohë po shërben si Asamblesitii Shtetit të New Yorkut”

By admini