Korifeu i Lumës Miftar Spahia

Duke kujtuar Miftar Spahinë, “Korifeun e Lumës”, një krijues i përkushtuar, një letrar idealist, një romancier i plleshëm, në vijimësi me bindjet monarkike e antikomuniste, atdhetar e patrioti shquar…..!

Nga- Beqir SINA, Nju Jork

Keta drunj jane te bukur, keto lule jane te bukura; por s’jane as lulet as drunjt e vendit tim…..Uji i kesaj vije rrjedh lehte ne fushe; por murmurimi i tij s’asht ai qe ndigjoi feminija ime…I merguemi gjithkund asht vetem……(F.de Lamennais – poema “Fjal te nje besimtari”)

Bethlehem, Pennsylvania: 12 vjet më parë në moshen 91-vjeçare vdiq ne Bethlehem, Pennsylvania Korifeu i Lumës Miftar Spahia.Burime te aferta me te ndjerin njoftuan, se nderroi jete ne nje spitale te Pensilvenias ne moshen 91- vjecare Prof Miftar Spahija. Miftar Spahija – Korifeu i Lumes, u nda prej nesh sonte, thane ata ne oren 19:00- te mbremjes me kohen e Nju Jork-ut, ku qendronte i shtruar ne St. Luke’s Hospital (Spitalin St. Luke) ne Bethlehem, Pennsylvania. Njoftime prane familjes se tij thane per median se : Sherbimet fetare do te bahen ne xhamine shqiptare ne adresen: Albanian American Islamic Ctr. Nderkohe qe, sipas nje amaneti te lene per se gjalli prej te ndjerit familja njoftoi ate dite pra 12 vjet me pare; se Trupi i te te ndjemit do te nisej per ne Shqipni per tu preh ne token qe e lindi dhe e donte aq shume.
Arkivoli me trupin e te ndjerit, Prof Miftar Spahija, ishte vendosur ne njeren prej mjediseve te Xhamise shqiptare “Albanian American Islamic Ctr.” e cila, ndodhet ne qytetin Garfield, te shtetit federal Nju Jersi. Prof Miftar Spahija, ishte i njohur si nje intelektual i vjeter dhe shume i njohur ne komunitetin shqiptare, ne SHBA-s, i quajtur dhe, “Korife i Lumes,”.

Nje numer i madhe bashkeatdhetaresh, anetar te familjes Spahiu, miq, shok, kolege te te ndjerit, u perulen dhe bene nderime, perpara arkivolit me trupin te ndjerit. Ne te dy krahet e arkivolit, ishin vendosur dy flamujt kombetar te Shqiperise dhe SHBA-. Kurora me lule te freskta dhe buqeta lulesh rrethonin akrivolin, ndersa qendronin ne kembe prane tij e bija Kadishe, Haxhi Gashi, Luani,,Ylberi, Mit’hati dhe Anila Gashi. Miku i ngushte, dhe i vjeter Dali Lita, Bilbil dhe Alfred Spahiu.
Gjate gjithe dites njeri pas tjetrit, i lane lamtumiren , babait te tyre, te afermit te tyre, gjakut te tyre, shokut, mikut, atdhetarit e patriotit, itelektualit te shquar shqiptar, Prof. Miftar Spahia, me dhjetra e dhjetra bashkeatdhetar .
Ne ceremonin e organizuar me kete rast, ne Xhamine shqiptare “Albanian American Islamic Ctr.” erdhen te shprehen ngushellimet, edhe i ndjeri Dr. Fuad Myftia, ish Sekretari i Pergjithshem i Oragnizates Kombetare Levizja e Legalitetit, kryetari i Vatres, inxh. Agim Karagjozi, Dr Gjon Buçaj, biznesmeni i njohur Zef Balaj, aktivisti Zef Perndocaj, biznesmeni Hajdar Bajraktari dhe Rrustem Geci, Musli e Sami Mulosmani, Men Mena, Genc Bajrakatri, Abaz Lita, i ndjeri Rasim Sina, Bajazit Lita, Hakik Mena.

Sipas nje amaneti, te lene ne momenet fundit te jetes, arkivoli me trupin e te ndjerit, ne oren 11:00 te mbremjes me kohen e Nju Jersit, ate dite u nise nga aeroporti nderkombetar “Newark International Airport”, per ne Shqiperi, aeroportin nderkombetar “Nene Terza” ne Tirane, per t’u preh nje here e pergjithmone, ne token qe e lindi, dhe ai e donte aq shume.
Keshtuqe, amaneti i tij u vendos ne vend, pas 38-te vjeteve, neper kurbet si emigrant, kur profesori i kendoje aq bukur mallit per vendin e tij. Ashtu siç shihet edhe ne artikullin, e Prof. Miftar Spahis, nxjerr nga libri i Nexhat Peshkepis:” Nje Zemer ne mergim” botuar ne Nju Jork, me 1967.

I huej ne dhe te huej, o Nane Shqipni

I huej ne dhe te huej, o Nane Shqipni, me dridhje zemre une gjithmone te kujtoj.Sa here dite te medhaja, ne t’endum te motve, po shtektojne, mue zemra me mbushet me vaj.Nji nyje mue ne gurmaz me lidhet, e fryma don me ma marre; nji denese e thelle shkula-shkula shkepet prej zemre e te tane trupin mue ma dredh; te nxehta dy-tri pika lote prej faqeve rrokullisen, e denesa shkrihet ne te qame. Rreth e rrotull atehere sjellem me kqyre mos ndonji dore e dashun lotet me m’i tjerre; kerkoj me veshe te hapun ndonji za t’ambel,”Mos qa”, me ma thane; por shkret, vetmi vorri zemer e shpirt me mberthen.

I huej ne dhe te huej, o Nane Shqipni, me drishje zemre une gjithmone te kujtoj. Ne rranxe te nji lisi shpeshhere ulem e rrij mendueshem; kqyri deget e gjethet e tija , mos i gjasojne atyne te lisit te malit t’em; era e holle fryn e gjethet i perhjedh; uji rrjedh ngadale e me nji gjuhe te pakuptueshme murmuron; zogjet pa pra cicerojne e zemren veç ma thumbojne; dielli zdirgjet teposhte e mbas malit fytyren done me e mshehe. Due me gjete gjasime me ato te dheut t’em; due me nxjerre prej tyne frymen e fshatit t’em. Kot, veç fshame e dhimbe randojne ne fundin e zemres ;Dheu asht i huej.

I huej ne dhe te huej, o Nane Shqipni, me dridhje zemre une gjithmone te kujtoj. Vjeshta ka ardhe e gjethet e veshkuna era poshte e nalt i sjelle; e na ne dhe te huej, me zemer te mallengjyeshme shtektojme. Me kujtohen ditet e vogjelise dhe zemera me coptohet. Qielli i murrem e i vrane, fluska bore derdhte e na shend e gazmend shkyeshim tue mahite. Bora mbi dege randonte, por na veç veç gazmoheshim; veriu i ftohet ne s’na trembte e me vrull turreshim tue lueste. Atdhene t’em kujtoj e katundin t’em, zemera me ndezet flake.

I huej ne dhe te huej, o Nane Shqipni, me dridhje zemere une gjithmone te kujtoj. Nji fat i zi me stuhi na dboi e neper bote na coptoi. Ne token t’one na thojt i ngulem e male e fusha me gjak i kuqem; por rrebeshi qe i eger e ne dhena te hueja na ferfugi. Mullani i vnerit i idhet asht mbeshtjelle e me mni don me shperthye. Dheu i yne plot vorre asht mbulue, e mnija e stepave nuk don me u shue; token e Arbenise po fort e ka pervlue; futa te zeza nanave e nuseve mbi krye u ka vue; fshame e gjame gjithkah mundesh me ndigjue. Por huta e maleve nuk hesht, lirine veç don me sjelle, at liri per te cilen jemi pervlue. Nje dite, o Nane Shqipni, ne gjinin t’and do te kthejme, e atje , po do te jetojme. Toka e huej ne s’a kalb.

Fjala e se bijes Kadishes ne ceremonin mortore:

Prej shume vitesh me ne fund kuptova, se cilat, jane lidhjet e babes tim me ju. Lidhje te cilat sollen lumturine madheshtore ne jeten e tij. Ju gjithemone keni qene ne mendjen dhe zemeren e tij. Disa prej jush ai kujtonte deri sa mbylli syt, edhe kur nuk fliste shihte fotografit tuaja. Te tjeret i kujtonte vazhdimishte ndersa sillte te freskta ngjarjet e jetes duke refelektuar kujtesat e hereshme te jetes se tij. Megjithate, shpesh here ai lidhej me te gjithe Ju me ane te fjaleve te nje toni te bute e te dashur te te gjithave atyre bisedave inspiruese duke perfeshire edhe korrespondecat e letrave.

Baba im ka qene i nderuar, qe ju pati Ju gjate gjithe jetes se tij. Ai e dinte mire domethenjen dhe rendesine e dashamiresise, dhe e ndau ate pa kufi s’bashku me ju. Te gjithe ju jeni pjese e asaj se ciles edhe une jame sot me ju – ju! jeni nje pjese e babait tim, ju Faleminderit ! Eshte kenaqesi per mua qe po i ndaj keto fjale me familjare e miq me te afert, dhe ju, keni nderuar baben tim jo vetem sot, por gjithmon. Fjalet e mija dalin te ngallezyer me zi e merzitje te embel, por edhe me shume dashamiresi prej familjes time deri te e juaja.

Disa dite para se baba im te nderronte jete, ai ndau me mua edhe keto fjale poetike qe jane skalitur tani ne shpirtin dhe zemeren time :’ Bij, ju jeni energjia ime. Jame duke u “djege” ngadale – ngadale jashte trupit, por vrulleshem prej brenda trupit.”

By admini