Panairi Beograd 23-26.02.2017 (Mali i Zi – Partner i panairit, Mali i Zi – gjithmonë ndryshe)
Në panairin e 39 ndërkombëtar IFT në Beograd që mbahet prej 23 deri me 26.02.2017 marrin pjesë rreth 1200 ekspozues nga 55 shtete të ndryshme. Organizata Turistike e Ulqinit merr pjesë në bashkëpunim me Organizaten Nacionale, Ministrinë e turizmit si dhe Organizatat lokale në një stendë të përbashkët. Mali i Zi kët vit është edhe partner i panairit ku i gjithë prezantimi do të jetë në një nivel shume më të lartë. Delegacioni i Malit Zi drejtohet nga ministri i turizmi Pavle Raduloviq dhe drejtoresha e ONT Zhelka Radak. Delegacionit u janë bashkuar edhe përfaqesuesit e ambasadës tonë në Sërbi, mësohet nga Shërbimi i OT Ulqin.
Organizata Turistike e Ulqinit tradicionalisht merr pjesë në këtë panair që është njëri ndër më të rëndësishmit dhe më mirë të organizuar në këtë pjesë të Evropës, ndërsa nga afaristët e Ulqinit marrin pjesë Riviera e Ulqinit, hoteli Albatros, hotel Laguna dhe kamp Safari, hotel Continental, hotel Prego, hotel Hot, apartamentet Llolla dhe Eneida si dhe afariste dhe agjensione tjera nga vendi ynë. Përveç ofertës së pasur me materijal promovues, promovohen edhe specifikat e turizmit aktiv e këtë vit për Kite surf dhe mundësite e këtij sporti në Plazhin e madh të Ulqinit. Poashtu, do të promovohen edhe aktivitetet kulturore dhe zbavitëse e ndër tjerash edhe festivali Southern Soul që këtë vit do të mbahet prej 29 qershor deri me 2 korrik.
Vizitorët e stendës së Malit të Zi kanë mundësinë të njoftohen me shumë informata por edhe të bëjnë degustimin e specijaliteteve dhe verërave, fiqt e thatë të Ulqinit, ullirin dhe vojin e ullirit nga Ulqini etj etj.
Drejtori i Organizatës Turistike Mr Fuad Haxhibeti ditën e parë ka patur disa intervju por deri në mbarim të panairit do të ketë edhe konferencë për shtyp dhe shumë shtëpi mediatike nga Sërbia që do të vizitojnë stendën tonë. Ditën e parë është nënshkruar edhe memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së turizmit të Malit të Zi dhe Sërbisë që është përcjellur nga shumë gazetarë dhe personalitete te njohura.
Të dhënat statistikore tregojnë që Mali i Zi akoma e mban epitetin si një ndër destinacionet më të preferuara për turistët nga Sërbia, kurse Ulqinin në vitin 2016 e kanë vizituar 23.299 turistë që kanë realizuar 189.455 fjetje, që është 4% më tepër në krahasim me vitin 2015.