PrtSc

Kuvendi i Malit të Zi u ka hequr imunitetin deputetëve të Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq. Në lidhje me këtë Këshilli administrativ të hënën i ka propozuar kuvendit që të mundësojë inicimin e procedurës penale dhe përcaktimin e paraburgimit për këta deputetë.

Dy deputetët e Frontit Demokratik dyshohen për vepra penale formimi i organizatës kriminale dhe përgatitjen e veprave kundër rregullimit kushtetues dhe sigurisë të Malit të Zi, të kryer përmes nxitjes me qëllim të kryerjes së veprave penale të terrorizmit dhe veprave tjera penale.

Deputeti i Partisë Demokratike të Socialistëve Luigj Shkrela ka përkujtuar në supozimin e pafajësisë derisa para organeve kompetente të vërtetohet e kundërta.

Por sot pas heqjes se imunitetit të deputeteve të Frontit Demokratik, deputetet e këtij subjekti kanë hyrë në Kuvend e Malit të Zi dhe kanë sulmuar deputetet e DPS-it duke i sharë dhe shtyrë. Cak i sulmeve verbale nga deputetet e DF ka qene edhe deputeti shqiptar nga radhët DPS-it, Luigj Shkrela.

Më poshtë mund të shikoni edhe video pamjet e marra nga kanali në youtube i Vijestit.

By admini