Koalicioni qeverisës në Ulqin ndodhet në krizë të madhe. Së paku kështu mendojnë nga partitë opozitare në qeverisjen lokale duke shtuar se mospajtimet në mes partive shqiptare janë të theksuara.
Por një konstatim interesant jep Skender Elezagiq, kryetari i këshillit lokal të SDP-së, i cili deklaron se qeverisja lokale në Ulqin funksiononvetëm duke falenderu intervenimit të centralës së DPS-it.
‘’Në deklaratat në të cilat thuhet se nuk ka mosmarrëveshje dhe se qeverisja funksionon edhe ata që e kanë shkruar nuk besojnë’’, deklaron Elezaga, shkruan Vijesti.
Si argument për këtë potencohet kritika e Partisë Demokratike në drejtim të Genci Nimanbegut, nënkryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, vetëm një ditë pas përkrahjes që i kishin dhënë Cungut.