Beqir SINA, Nju Jork

Biçakajt – fisnikët shqiptarë, që shpëtuan hebrejtë nga Holokausti – nderohen me mirënjohje speciale nga komuniteti hebre në SHBA

“Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, tregon 86-vjeçarja Johana Neumann për “Time” të premten. “Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë. Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë”, shtoi ajo. “Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar”.

BIG APPLE – NEW YORK: Dje, revista prestigjoze “Time” në ditën e Holokaustit, 27 Janarit, shkruan për shqiptarët: “Heronjtë që shpëtuan hebrenjt딓Edhe në kohët më të errëta ka heronj, edhe pse shpesh ata mund të jenë njerëzit që ne presim më së paku”, shkruan Melissa Chan në revistën prestigjiozë “Time”.

Ajo thotë se ky është mesazhi që një organizatë globale jofitimprurëse shpresoi të shpërndante të Premten, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, kur organizoi një ekspozitë të vogël në një sinagogë në New York.

“Time” thotë se “grupi po ashtu njeh Pilkus-in, një familje myslimane në Shqipëri që ushqeu Johanna-n e re dhe të ëmën në shtëpinë e tyre gjatë pushtimit gjerman dhe i bindën të tjerët se ato të dyja ishin pjesëtarë të familjes nga Gjermania”.

“Ata rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar tonat”, 86-vjeçarja Neumann tha për “Time” të premten. “Nëse do të zbulohej se ne ishim hebrenj, e gjithë familja do të ishte vrarë. Atë çfarë bënë këta njerëz, nuk e bënë shumë kombe evropianë”, shtoi ajo. “Ata u bënë të gjithë së bashku dhe ishin të vendosur për të na shpëtuar”.

Koleksioni me 15 histori tregon se si njerëzit u bënë bashkë për të mbrojtur njëri-tjetrin madje edhe në ambiente ekstreme lufte, thanë organizatorët.

Ndërkohë, edhe komuniteti Izraelito Amerikan në SHBA, këto 27 vejt, i ka kushtuar nje vëmendje të jashtëzakonshme, asaj se çfarë bën shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore për mbrojtjen e Hebrejëve që kërkuan mbrojtjen e Shqiptarve.

Një familje nga Librazhdi i Shqipërisë, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtoi 26 hebrej u nderua në Nju Jork, 7 vjet më parë nga komuniteti hebraik i këtij qyteti. Anëtarë të familjes Biçaku kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë takim emocional i cili vuri në dukje disa nga vlerat më të mira të popullit shqiptar që u shpalosën në kushtet e atëhershme të varfërisë dhe të luftës. Takimi u organizua nga Lidhja kundër Diskriminimit, Fondacioni Hidden Child dhe shoqata shqiptaro-amerikane Motrat Qiriazi.

Për këtë mirënjohje të 7 vjetve më parë në qendër të qytetit të Nju Jorkut, janë nderuar edhe pjestarët e dy familjeve shqiptare. Dy shqiptarë nga familja Biçaku nga Qarrishte – Librazhd, janë nderuar me çmimin e mirënjohjes, për ndihmën dhe përkrahjen që i kanë dhënë familjet e tyre hebrejve gjatë Luftës se Dytë Botërore.

Nderimi i tyre u zhvillua ne pranine e shume personaliteteve perfshire edhe zyrtar nga qeveria Izraelit si dhe ambasadori i Izraelit ne OKB , duke perkujtuar  Ditën Ndërkombëtare të Mbijetuarve (International Rescuers Day).

Mefail dhe Njazi Biçaku nga Librazhdi u gjenden ne Nju Jork, te ftuar per tu vleresuar nga “Lidhja Izraelite kunder racizmit”- nje organizate e hebrejve ne SHBA, e cila kishte prova se gjate periudhes se luftes, familja Biçaku, strehoi ne shtepine e saj 26 hebrej.

Kjo organizate e fuqishme e hebrejve ne Amerike, me qender ne Nju Jork, qe sa po ishte krijuar nisi te nderoj me nje çmim mirenjohjeje te gjithe ata njerez. qe gjate Luftes se Dyte Boterore fshehen hebrenjte, duke u shpetuar atyre jeten. Vitin e pare te themelimit te ketij çmimi, ne 2005, organizata nderoi ish-ambasadorin kinez ne Vjene(Austri) dr. Feng Shan Ho, per dhenien e vizave hebrejve, duke i shpetuar ata prej Holocaust-it.

Per vitin 2006, ky çmim iu dha dy belgeve, nene e bije, Liliane Gaffney dhe Germaine Belline, te cilat edhe ato gjate Holocaust-it, shpetuan duke strehuar ne shtepine e tyre 30- jete hebrejsh.

Ndersa vitin 2010, pra shtate vjet me pare, Fondacioni i Femijeve te Shpetuar nga Holocausti, ADL, thoshte, se ishte i lumtur, qe ne kete ndarje çmimi, ne diten “Nderkombetare te Mbijetuarave” te nderoje dy shqiptare anetare te familjes Biçaku.

Nje rol te rendesishem per dhenien e ketij çmimi, familjes Biçaku, u tha se kishte luajtur edhe shoqata e grave shqiptare ne Amerike “Motrat Qiriazi” dhe presidentja e saj, dr. Ana Kohen.

Gjate ceremonise se dhenies se çmimit ate dite folen: Rachelle Goldstein, n/presidente e organizates “Lidhja Izraelite Kunder Racizmit”; producentja e flimit “Illyria”, Myriam Abramovic; Dr. Ana Kohen; dhe ish-Ambasadori shqiptar ne OKB, Ardian Neritani.

Per te pranishmit u shfaqen edhe sekuenca nga disa dokumentare filmike.

Ne salle ishin te pranishem edhe perfaqesues te shoqates se miqesise Izrael-Shqiperi; grupe lobistesh shqiptaro-amerikane, te udhehequr nga ish kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi – presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe Keshilltarja e Çeshtjeve Ballkanike, Shirli Cloyes-DioGuardi; kreret e komunitetit; emigrante nga e gjithe hapesira shqiptare ne SHBA; poete, shkrimtare, artiste, politikane e afariste.

Nderkohe, nuk mungonin edhe perfaqesues te trupit diplomatik te akredituar ne Kombet e Bashkuara, nga Ambasada e Izraelit, dhe gazetare te medias Amerikane.

Hebrejte ne shtepine e Biçakajve

Duke marre kete çmim mirenjohje, i biri i Mefail Biçakut dhe vellai i Njazi Biçakut, Muhamet Biçaku e vleresoi si nje nder te veçante marrjen e ketij çmimi. “Ky eshte nje rast i rralle ne bote, pasi babai dhe vellai im megjithese shume te varfer vune ne plan te pare mbrojtjen e ketyre njerezve te pafajshem, te cilet ishin te kercenuar nga nazizmi gjerman, duke i strehuar ata ne shtepine tone per disa kohe” – theksoi Biçaku.

Historia me hebrejte ne fshatin Qarrishte fillon ne shtator te vitit 1943. “Dimri ishte teper i ashper, sidomos ne kete zone te larget malore dhe binte shume debore” – kujton Muhameti. Per jave te tera 26 hebrenjte u strehuan ne dhomat e shtepise se Biçakajve, duke fjetur bashke ne ato pak dhoma dhe duke ngrene ato pak gjera qe kishte familja; kryesisht buke misri, gjize dhe pasterma (mish te thare). “Por miqte ishin ne Bese. Zakoni, tradita e mikpritja e ka mikun te shenjte dhe ata nuk mund te dorezoheshin ne çfaredo rrethane qe te ishin”, -rrefen Muhameti, i cili ne ate kohe ishte rreth te 20-ave. “Nuk pranonin te rrinin pa punuar, megjithese miku sado gjate te jete mysafir, ne baze te kodit zakonor nuk duhet kurrsesi te punoje” – tregonte Biçaku.

Pas çlirimit dhe pas gati dy vjetesh qendrimi ne fshehtesi, 26 hebrenjte mund te leviznin dhe te iknin nga Qarrishta e larget. Ndarja nuk ishte aspak e lehte, madje e dhimbshme, pasi te gjithe ishin familjarizuar me njeri-tjetrin. Njeri nga hebrenjte, Majo Aurest, qe tani jeton ne Argjentine, nepermjet sekuencave filmike tregonte  nje kujtim teper te rralle nga Qarrishta dhe Shqiperia.

“Gruaja ime, tha ai lindi nje vajze aty ne shtepine e Biçakajve. Megjithate, hebrenjte qe u strehuan ne Qarrishte, u shperndane neper bote; dikush ne Rusi, nje tjeter ne Argjentine, disa ne Amerike dhe vetem Rafael Faragi eshte sot ne Haifa te Izraelit, ne atdheun e hebrenjve” rrëfehej Majo Aurest.

Lidhja e Bicakajve me hebrejt, denimi nga diktatura

Ne dokumentar tregohej se çfarë hoqi Famijla Biçaku nga Qarrishta – Librazhd, për të cilën aq sa ishte e vështirë nga Gjermanët u doli të ishte e veshtirë edhe me regjimin komunist të Enver Hoxhës. Mbasi, si tregojë vet koha :” Të strehonte hebrenjte nuk paskesh qene asgje per familjen Biçaku, perpara persekutimit te eger komunist qe do t’i duhej te duronte per miqesine me ta nga regjimi i Enver Hoxhes. Mikpritja e rralle do t’i sillte peripeci te shumta dekada me pas…” tha folësia e dokumentarit.

Më tej ajo shpjegojë se :”Ne vitin 1960, nje leter e ardhur nga Izraeli (nga kirurgu Faragi) dhe nje album me fotografi nga Argjentina e larget (nga vellezerit Auresti), te hapura e lexuar nga Sigurimi i Shtetit e perballin Mefailin e Biçakeve me hetuesine. Jo pak, por 4 vjet rresht, hetuesia dhe qelite e ftohta u bene strehe per mikpritesin e hebrenjve. Per shkak te letrave dhe albumit nga Argjentina, ai u persekutua ne baze te nenit famekeq 55 (Agjitacion e Propagande) dhe u denua me 8 vjet burg, derisa humbi kujtesen dhe vdiq ne qeli nga torturat”.

Ish- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së viktimave të Holokaustit, çmoi lart dhe shprehu respekt për Njazi dhe Mefail Biçakun (pas vdekjes), për humanizmin dhe trimërinë e rrallë të treguar prej tyre në mbrojtje të jetës së 26 hebrenjve në Shqipëri, duke i shpëtuar nga përndjekja dhe terrori nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në një ceremoni të organizuar në Presidencë, disa vjet me pare, Kreu i Shtetit i dorëzoi medaljet “Për Merita të Veçanta Civile” përfaqësuesve të familjes Biçaku dhe Presidentit të Shoqatës së Miqësisë Elbasan-Izrael. Në përshëndetjen e tij, Presidenti vlerësoi ndihmën dhe përkrahjen që familja Biçaku, por dhe shqiptarët në përgjithësi, u dhanë hebrenjve gjatë periudhës së vështirë të Luftës së II-të Botërore.

“Shqipëria i bashkangjitet sot të gjitha vendeve demokratike në botë që përkujtojnë 27 janarin, Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës për viktimat e Holokaustit, për të kujtuar aktet e guximshme të disidencës dhe qëndresës antikomuniste në Shqipëri”, tha Presidenti Topi.

Hebrenjtë e “shqiptarizuar”

Dr. Anan Kohen, e cila është vet një anëtare e të mbijetuarve të Holokaustit dhe që ka jetuar në Vlorë, tregonte se si prinderit e saj, gjate Luftes se Dyte Boterore u larguan nga Janina dhe u vendosen ne fshatin Trevllazen te Vlores, duke nderruar emrat. Keshtu, babai i saj qe quhej David mori emrin Daut, kurse nena Nina u be Bule, e po ashtu dhe gjyshi e gjyshja. Pas luftes, atyre iu linden 4 femije. “Lindem ne nje qytet mjaft piktoresk, ne Vlore”, kujtonte Kohen, e cila mesa duket eshte perpjekur sadopak te ‘shlyeje’ mikpritjen shqiptare te atyre viteve.

Shqiperia i eshte mirenjohese asaj per gjithcka ka bere per te vlersuar ate cfare bene shqiptaret, andaj ajo eshte  nderuar edhe nga Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu me medaljen “Per merita te veçanta civile”, “per kontribut te vyer ne ndihme te popullsise shqiptare, ne periudhen e krizes humanitare kosovare; per ndihmese te çmuar dhene emigranteve shqiptare te sapovajtur ne SHBA”, (akorduar ne 13 Janar 2004, me propozim te Ministrise te Jashtme RSH).

Ana Kohen, (Doktore kirurge stomatologe),tani eshte Presidente e Shqoqates se Grave Motra Qiriazi, qytetare amerikane me origjine izraelite, thotë se: “Perkushtimi ndaj vendit tone, ne te cilin ka kaluar nje pjese te jetes se saj, do te jete i pakursyer dhe do te vazhdoje edhe ne te ardhmen”.

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani vlerësoi gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në ambientet e Presidencës në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti i Republikës i akordoi Dekoratën “Nder i Kombit”: “Në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri; për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe Besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë:

By admini