SHBA : Në Capitol Hill u mbajtë Forumi “Siguria Kibernetike dhe Sfidat Globale Kundër Terrorizmit dhe situatës në Ballkan”

Beqir SINA – New York

Morën pjesë deputeti republikan i Parlamentit shqiptar,z. Fatmir Mediu, dhe disa nga figurat kryesore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, Presidenti i saj Nazar Mehmeti, Presidenti i Nderit  Lazim Destani,  Sekretari i Përgjithshëm i këtij Rrjeti, Ismet Smajli, së bashku me anatëtar të tjer Ylber Korca dhe Gani Fejza, dhe një grup veprimtarësh të tjer nga Teksasi

WASHINGTON D.C. : Ceremonisë së përvitshme të Mëngjesit të Lutjeve ( Morning Breakfast Prayer) në Uashington iu bashkuan edhe disa deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, veprimtar të dalluar, filantropist dhe biznesmen të suksesshem.

Gjatë qëndrimit në SHBA, kryerepublikani Mediu, në bashkëpunim me Komitetin e Sigurisë Kibernetike dhe Terrorizmit në Ballkan,, organizuan forumin për “Siguria Kibernetike dhe Sfidat Globale Kundër Terrorizmit dhe situatës në Ballkan”.

Forumi u mbajtë,  në Washington – ndërtesën “Russell Senate Office Building”.

Forumi i përvitshëm u organizua nga Komiteti i të dy dhomave të përfaqësuesve Senatit dhe Kongresit për Sigurinë Kibernetike dhe Terrorismin në Ballkan, nga dy bashkëkryesuesit e saj, Senatori republikan i Oklahomes, Jim Inhofe, dhe kongresmeni Republikan i Teksasit, John Ratcliffe.

Në këtë forum së bashku me shumë udhëheqës politikë të Ballkanit dhe të SHBA-së, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve, mori pjesë edhe Deputeti Republikan i Parlamentit shqiptarë, zoti Fatmirë Mediu – Kryetar i Partisë Republikane, në cilësinë e Bashkë – Kryesuesit të Forumit të Sigurisë Kibernetike dhe Terrorizmit në Ballkan

Në Forumin për Sigurin Kibernetike dhe Terrorizmit në Ballkan, mbajtur sot në Capitol Hill – morën  pjesë figurat kryesore të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Botë, Presidenti i saj, z. Nazar Mehmeti, Presidenti i Nderit  Lazim Destani,  Sekretari i Përgjithshëm i këtij Rrjeti, Ismet Smajli, së bashku me dy anëtar të tjer z. Ylber Korca dhe Gani Fejza, si dhe një grup veprimtarësh të tjer nga komuniteti shqiptar i Teksasit, zotëri Shqiprim Vraniqi, Bari Mehmeti, Shaban Krasniqi, Hasim Isufaj, dhe Kreshnik Bishani.

Qëllimi kryesor i këtij Forumi ishte së pari për të rritur nivelin e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike, mbrojtjes kibernetike, si dhe rëndësinë e krijimit të strategjisë. U diskutuan Kornizat dhe agjencitë “Thatwill” – për t’u marrë drejtëpersëdrejti, me kërcënimet e përditshme në hapësirën kibernetike në Ballkan.

Folësit kryesorë në këtë Forum ishin dy bashkëkryesuesit e këtij Komiteti në Capitol Hill, senatori Republikan Jim Inhofe nga Okllahoma dhe kongresmeni Republikan i Dallasit Rattclife.

I cili, është i njohu gjithashtu edhe si një mik i ngusht i Sekretarit të Përgjithshëm i këtij Rrjeti, Ismet Smajli, i cili ka qenë ai që e ka futur kongresmenin Ratclife, në të gjitha rrjedhat e zhvillimeve Ballkanike, sidomos Kosovën, e çështjen shqiptare në pergjethësi.

Ndërkohë, në cilësinë e bashkëkryesuesit të këtij Forumi, foli deputeti republikan Fatmir Mediu, së bashku me shumë udhëheqës politikë të Ballkanit dhe të SHBA-së, të cilët janë ftuar të marrin pjesë në Mëngjesin e Lutjeve.

Mediu në këtë forumin ka diskutuar për “Sfidat globale kundër terrorizmit dhe situatës në Ballkan”. “Lufta kundër terrorizmit është një luftë e gjatë dhe e vështirë, si dhe një sfidë reale për Ballkanin. Lufta kundër ISIS kërkon një veprim proaktiv dhe të koordinuar në kuadër rajonal dhe global”, ka thënë Mediu.

Gjithashtu, në diskutime të hapura morën pjesë edhe akademik, përfaqësues nga shoqëritë civile  dhe sociale, ekspertë të njohur në fushën e sigurisë kibernetike, luftes kibernetike, sigurinë e informacionit, zyrtar nga SHBA, Ballkani, rajoni dhe vende të tjera.

By admini