”Babën e kam prej Draginës së Anës së Malit kurse nënën nga Zogaj të Ulqinit”, kështu na prezantohen Hejdi Mehmedi  një mërgimtar i joni i cili edhe pse ka lindur dhe është rritur në Nju Jork gjuhën shqipe e ka të mishëruar dhe e flet shumë bukur.

Prindërit e Hejdit kanë pothuajse të njëjtën histori si shumë mërgimtar tjerë nga këto anë. Ata kanë emigruar në SHBA në vitn 1975 dhe prej asaj kohe ato jetojnë atje. Hejdi i cili ka lindur në vitin 1978 dhe e ka mësuar dhe e kultivon me fanatizëm gjuhën shqipe edhe pse kur flet me te pak ngurron dhe ka frikë nga gabimet eventuale.

Hejdi ka një pasion, ai është këngëtar. Motivet patriotike të këngëve të tija  tregojnë edhe për një dashuri të flaktë për vendlindjen e prindërve të tij. Kënga e tij më e re ”Na bashkon n’sofer Malsia” e kënduar në duet me Besim Muriqin po pëlqehet pa masë nga amatorët e këtij zhanri të muzikës.

Vlen të theksohet se videoklipi i kësaj këngë është realizuat nga Rozafa Pro, pronar i së cilës është mërgimtari tjetër i jonë Isuf Gjoni.

Shikone dhe shijone këngën e Hejdit.

https://www.youtube.com/shared?ci=nQMiEptHrzA

By admini