NGA: PROF. DR. MEHDI HYSENI

-Comrade Nedzad Dresevic, can not seeks  the rights and freedoms  for himself,  discriminating against the rights and freedoms of Albanians in Montenegro. It’s cannot be done ever. He should forget it that  because of the fact that Albanians in Montenegro are indigenous  people not  emmigrants or refugees at all. Therefore, he should take into account this  important the historic truth i.e. that Albanian Tuzi isn’t  Bosnian Sarajevo.

This is main reason, why there’s no Bosnian official language  in  Tuzi because there’s no respective precentage  of the Bosnian muslim minority  in  Tuzi according to Montenegro Constitution, Law and Municipality Status  of the use of official languages of the national minorities in Montenegro.

This is valid legal and constitunial reason  why  in municipality  of Tuzi the Bosnian language can not be official language such is  Montenegrian  and Albanian language. This truth should be   understood and be  clear  for Bosnian minority  political representative, Nedzad  Dresevic in Podgorica  capital of Montenegro.

Nexhad Dresheviq kërkon diskriminim e gjuhës zyrtare shqipe në Tuz!

-Gjoja se  sipas akuzës së Nexhad Dresheviq,  “ është shkelur Neni 16, paragrafi 2 të Statutit të Kryeqytetit, ku thuhet se  në komunën e Tuzit është në përdorim zyrtar gjuha shqipe”. (STATUT GLAVNOG GRADA (“Sl. list RCG – opštinski propisi”, br. 28/06 od 21.07.2006).

Ja, si fillon “iniciativa”  e  Dresheviqit kundër përdorimit  legal  dhe kushtetues zyrtar të gjuhës shqipe në komunën e Tuzit,   se “   dispozita e statutit nuk është në përputhje me Ligjin e vetëqeverisjes lokale , që  pakicave kombëtare  u garanton mbrojtjen  dhe avancimin e të drejtave në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Malit të Zi”. (http://cdm.me/drustvo/upotreba-jezika-pred-ustavnim-sudom/22/12/2016).

Kjo është një gënjeshtër dhe manipulim politik sui generis  i N.Dresheviqit, sepse  “dispozita kontestuese” Neni 11, paragrafi 2 të Statutit  të theksuar të Komunës Podgoricës nuk është në kolizion as me Ligjin e vetëqeverisjes lokale e as me Kushtetutën e Malit të Zi.

Prandaj, minoritari boshnjak Nexhad Dresheviq nuk mund të jetë korrigjues, “kryeinterpretues” dhe  “kryeprokuror”  i hartuesve-juristëve kompetentë  të ligjeve dhe të Kushtetutës së Malit të Zi, se gjoja ata “paskanë gabuar”, pse gjuhën shqipe dhe gjuhën malazeze  i kanë stipuluar si gjuhë zyrtare në komunën e Tuzit, por jo edhe “gjuhën boshnjake” të Nexhad Dresheviqit, sepse shqiptarët përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë autoktone, jo minoritarët  ardhacakë boshnjakë.

Në këtë rast, askush nuk mund t’i kirtikojë institucionet e legjislacionit të  Malit të Zi, se  ato “kanë shkelur” Ligjin për të drejtat dhe liritë e njeriut, Kushtetutën dhe dokumentet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat dhe liritë e njeriut, duke qenë   se sipas Dresheviqit, “gjuhën boshnjake” nuk e kanë futur si “gjuhë zyrtare në komunën e Tuzit!?

Ky është provokim dhe tendencë e keqe për  kompremetimin politik  edhe për  legjislacionin komunal, edhe për atë republikan, se gjoja gjuha boshnjake po diskriminohet në rastin konkret të Tuzit.

Kjo është një gënjeshtër e madhe dhe një dezinformim i opinionit vendor dhe atij ndërkombëtar, që ka për qëllim vënien nën hipotekë të politikës, të ligjit, të demokracisë dhe të Kushtetutës së Malit të Zi, kinëse minoritetit boshnjak “po i mohohet” e  drejta e përdorimit të gjuhës! Kjo nuk ka kurrfarë baze ligjore e as kushtetuese, sepse  “peticioni”  i Nexhad Dresheviqit nuk ka lidhje jurdike as me kuptimin, as me respektimin, as me interpretimin e ligjeve dhe të Kushtetutës së Republikës së Malit të Zi, por ai po tenton që krahas përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në komunën e Tuzit, ta futë edhe gjuhën e tij boshnjake. Mirëpo, kjo kërkesë është  absurde dhe e papranueshme, sepse nuk ka kurrfarë baze  ligjore,  kushtetuese e as demokratike. Prandaj, si të tillë, do të duhej ta hidhte poshtë Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi.

Sekretari i Kuvendit të kryeqytetit Podgorica, Veselin Vukçeviq ka apeluar Gjykatën Kushtetuese, ta refuzojë “inciativën” e Nexhad Dresheviqit, sepse ligjërisht është një zero e madhe!

Këtë të vërtetë statutore dhe juridiko-kushtetuese të përdorimit   zyrtar të gjuhës shqipe në komunën e Tuzit   e ka mbështetur ligjërisht Veselin Vukçeviq ( Sekretar i Kuvendit të Kryeqytetit Podogoricë), duke  saktësuar  me këto kundërargumente dokumentuese  në frymën ligjore: “ Me dispoztën e kundërshtuar (nga ana e Nexhad Dresheviqit-MH) sipas së cilës Komunës së Tuzit, përpos gjuhës malazeze,  i garantohet edhe përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, nuk është shkelur asnjë dispozitë ligjore. Në këtë mënyrë, vetëm se është konkretizuar dispozita e Nenit 11, paragrafi 2  të Ligjit për të drejtat dhe liritë e pakicave. Duke qenë se rajoni i komunës së Tuzit është  i populluar me shumicën dërrmuese  të popullit shqiptar, atëherë,  absolutisht del e  qartë se  dispozita e kontestuar nga Nexhad Dresheviq nuk është e kundërligjshme”.(http://cdm.me/drustvo/upotreba-jezika-pred-ustavnim-sudom/22/12/2016).

Minoritari boshnjak Dresheviq nuk mund të jetë mbi statutin, mbi ligjin dhe mbi Kushtetën e Malit të Zi!

Sepse edhe në Mal të Zi, minoritetiti mysliman boshnjak ka të gjitha të drejtat  e njeriut dhe liritë  e  plota. Mirëpo, në komunën e Tuzit me shumicën dërrmuese të minoritet kombëtar shqiptar, minoriteti  mysliman boshnjank nuk ka dhe, nuk mund të ketë gjuhën zrytare boshnjake, për shkak se pëqindja e tyre është e vogël. Kështu thuhet edhe në  Statutin e  kryeqytetit të Podgoricës, në Ligjin e vetëqeverisjes lokale të pakicave kombëtare dhe në  Kushtetutën e Republikës së Malit të Zi.

Mirëpo,  minoritari Nexhad Dresheviq është kundër përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe në komunën e Tuzit,  duke  theksuar se : “ Dispozita e Nenit 16, paragrafi 2 të Statutit të Kryeqytetit, që  zbatohet edhe ndaj komunave  të qyteteve të tjera, si dhe në komunën e  qytetit të Tuzit ka sanksionuar  përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe,  krahas gjuhës malazeze”.(Po aty:  http://cdm.me/drustvo/upotreba-jezika-pred-ustavnim-sudom/22/12/2016).

-Do të ishtme mirë, që Nexhad Dervisheviq (këshillëtar i minoritet boshnjak), të interesohej  për zgjidhjen e problemeve të veta, jo të përzihej  në çështje të shqiptarëve, duke luajtur  “rolin e prokurorit” se  çfarë të drejtash dhe lirishë, duhet të kenë shqiptarët në komunën e Tuzit, apo më gjerë në Mal të Zi,  sepse shqiptarët kanë përfaqësuesit  dhe liderët e tyre legjitimë politikë, nuk kanë nveojë për  “avokatë “ ose “prokurorë” boshnjakë të tipit Nexhad Dresheviq.

By admini