Fondi investues dhe zhvillimor për shkak të pritjes për kërkesa më të mëdha për kredi, për këtë vit ndërmarrësve në Mal të Zi ua ka dedikuar 80 milion euro, ka kumtuar kryetari i Këshillit të drejtorit të këtij institucioni, Zoran Vuçkeviq.
Nga kjo shumë 45 milion euro do të lejohen në formën e kredive afatgjate, kurse 35 milion të tjerë do të ndahen për financime afatshkurtëra, ka theksuar Vuçkeviq në intervistën dhënë agjencisë Mina Biznes .
Me inicimin e ciklit të ri investues Fondi investues dhe zhvillimor, siç ka theksuar ,do të përkrah projekte nga sektorët prioritarë në zhvillimin e ekonomisë së Mali të Zi e që janë bujqësia dhe prodhimtaria e ushqimit, turizmi, hoteleria dhe përpunimi i drurit.