cifti-diogardi
Shkruan Xheladin Zeneli

Në kuadër të Samitit të Diasporës, që është organizuar nën mbikëqyrjen e kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, në Tiranë, në mbrëmjen e së dielës së kaluar, me 20 nëntor 2016 janë ndarë 15 çmime për personalitete apo organizata të ndryshme në diasporë, të cilat me veprimtarinë  e tyre janë dalluar në kontributin ndaj atdheut apo çështjes kombëtare shqiptare.

Fillimisht, dëshiroj t’i përgëzoj të gjithë ata individ dhe organizata të cilat, në këtë Samit u dekoruan me çmimin ” Shqiponja e Artë” !

Ky shkrim nuk ka të bëjë me ata të cilët iu nda ky çmim, por për ata të cilit nuk e muarën apo nuk u konsideruan për një çmim të tillë, pra për një mirënjohje që mungoj. Jam i bindur se në listën e atyre që kanë kontribuar dhe që gjithënjë vazhdojnë të kontribojnë për çështjen kombëtare mund të ishin gjendur edhe shumë organizata dhe personalitete të tjera të diasporës shqiptare, por më këtë rast po veçoj vetëm një organizatë dhe një personalitet të nderuar  të diasporës shqiptare i cili për çudi, nuk ishte në listën e ndarjes së çmimit ” Shqiponja e Artë”, pra bëhet fjalë për ish kongresistin amerikan me prejardhje shqiptare, z. Joseph  DioGuardi, i cili bashkë me bashkëshortën dhe bashkëpunëtorën e tij -Shirley Cloyes DioGuardi ,tash  26 vite udhëheqin organizatën lobiste,  Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane ( Albanian American Civic League) me seli në Nju Jork.
Një ndër kategoritë e çmimeve në Samitin e Diasporës ishte edhe “kontributi për pavarësinë e Kosovës”, dhe nuk e kuptoj se si është e mundur që LQSHA dhe z. DioGuardi  të anashkalohen për një çmim të tillë duke pasur parasysh  meritën dhe rolin  kryesor dhe të pazevendësueshëm që ata kanë luajtur në ndërgjegjësimin dhe lobimin e çështjes së Kosovës pranë Kongresit,Senatit dhe administratës amerikane, veçanërisht gjatë viteve ’90-ta të shekullit të kaluar.

Kjo nuk është hera e parë që injorohet dhe anashkalohet z. DioGuardi dhe LQSHA me rastin e ndarjes së çmimeve apo mirënjohjeve, por diçka që ka ndodhur edhe në disa raste të mëparshme nga ana e Tiranës zyrtare!

A ndodh kjo për shkak se z. DioGuardi ka qenë vazhdimisht kritik i ashpër ndaj dukurisë së korrupcionit ekonomik dhe politik të klasës së tanishme politike në Shqipëri, apo për ndonjë arsye tjetër,nuk është e qartë. Përgjigjen në këtë pyetje e dijnë vetëm ata që organizojnë manifestime  dhe ndajnë çmime të tilla, por një gjë është e sigurtë:Mohimi i rolit dhe veprimtarisë së LQSHA dhe të z. DioGuardi dhe znj. Shirley, në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga ana e qeverisë shqiptare, është mohim i veprimtarisë kryesore të diasporës shqiptare të Amerikës, gjatë 28 viteve të fundit lidhur me çështjen e Kosovës, por edhe lidhur me çështjen kombëtare të trevave të tjera shqiptare në Ballkan. Mosmirënjohja ndaj veprimtarisë së tyre atdhetare si dhe ndaj organizatës më të fuqishme lobiste të sotme, jo vetëm të diasporës shqiptare në SHBA, por të diasporës shqiptare në përgjithësi, është një gabim i pafalshëm , njëherit për organizuesin e Samitit, por njëkohësisht gabim edhe i qeverisë së Shqipërisë !

27 Nëntor 2016

By admini