maratona-e-pavaresise-ulqin-shkoder-2016
Për të pestin vit me radhë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi, në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit dhe Bashkinë e Shkodrës por me një mbështetje shumë të madhe nga diaspora jonë, do te organizohet Maratonën e Pavarësisë 2016.

Siç na tregon aktivisti jonë nga diaspora Zaim Halili, duket që këtë vit numri i pjesmarrësve në këtë aktivitet shumë të bukur do të jetë mjaft i madh. Kështu, numri deri tani i të regjistruarëve që do jenë pjesmarrës në këtë maraton  ka kaluar mbi 80 veta. Duke pasur parasysh që ka edhe dy ditë deri në ditën e maratonës si dhe shumë pjesmarrës do të regjistrohen ditën e aktivitetit ateherë që me siguri që numri i maratonistëve për këtë vit do të jetë mi 100 veta.

Risi e këtij viti  ishte edhe lehtësimi në pjesën organizative ku regjistrimi ishte i mundur edhe online pëprmes web-faqes http://marathon-ulsh.org/ ku më meritori për këtë ishte pikërisht z. Halili.

Nisja e maratonistëve do të bëhet me 28 Nëntor 2016, në orën 9:00 nga Ulqini, ndërsa caku përfundimtar do jetë në Shkodër.

By admini