Genci-Nimanbegu-nik-gjeloshajMediat malazeze vazhdojnë ti japin hapësirë të madhe ngërçit politik brenda koalicioneve shqiptare rreth (mos)tërheqjes nga pozita e deputetit të deputeteve aktual Nik Gjeloshaj mga radhët e Koalicionit shqiptar dhe Genci Nimanbegu nga radhët e koaliconit tjetër shqiptar, Forca për bashkim.

Deputeti i Alternatives Shqiptare Nik Gjeloshaj nuk do të tërhiqet nga parlamenti, pavarësisht kërkesës nga lideri i Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhi, mëson “Vijesti” nga Koalicioni Shqiptar.
“Mandati i deputetit nuk është i uzurpuar dhe këtë Bardhi e di shumë mirë,” tha bashkëbiseduesi i kësaj gazetë.

Bardhi ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së padisë si shkak i refuzimit të Gjeloshajt për t’i liruar atij mandatin.

Nga ana tjetër deputeti i Forcë së Re Demokratike Genci Nimanbegu, në intervistën e dhënë për gazetën “Dan”, deklaroi se Forca nuk ka shkelur marrëveshjen por është Iniciativën Qytetare e cila nuk po i mbahet marrëveshjes. Ai tha se marrëveshja e koalicionit duhet të shikohet në terësi dhe sipas saj bashkimi i të dy subjekteve duhej të kishte ndodhur me 30 qershor 2013, por kjo nuk u realizua.
“Forca ka bërë cdo gjë qe kjo marrëveshje të arrihet dhe të respektohet”- ka deklaruar z. Nimanbegu.

Ai komentoi edhe deklaratat e funksionerit të Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj, në lidhje me shkeljen e marrëveshjes nga ana e Forcës. Nimanbegu tha se deklaratat e till janë të parakohëshme dhe se vetëm tregojne nëse ka patur dëshire të vërtetë për bashkim nga ana e subjektit tjetër.

Ai shtoi se Forca ka kontakte me udhëheqësinë e Iniciativës Qytetare dhe anëtarët e tyre kurse në anën tjetër Sinishtaj ka kontakte me subjekte tjera në lidhje me bashkimin e tyre.
Nimanbegu tha se është e vërtetë marrëveshja për ndarjen e mandatit, por si subjekt i unifikuar.
“Cdo dalje në media pa pasur kontakte mes të dy subjekteve nuk con në realizimin e marrëveshjes së koalicionit.Mendoj se veprime të tilla e dëmtojnë politikën shqiptare në Mal të Zi.”- përfundoi Nimanbegu.

By admini

2 thoughts on “Gjeloshaj dhe Nimanbegu nuk do të largohen nga parlamenti?”
  1. Zgjellja me e mire.
    Rrini ku jeni. Mos luani vendi
    Ulqini nje deputet Malesia nje deputet.
    1:1

  2. Personalja ma e fort se cfare do marrveshtje. U kuptua puna. I ka dal içi pites.

Comments are closed.