femijet-duke-punuarNga Alinda Sukaliqi

Ndoshta ajo çka më shumë i duhet fëmijës tuaj është thjeshtë loja, dhe ajo të mos përfshijë TV-në, kompjuterin, telefonin celular ose tabletat. Megjithate, shumë lehtë është t’i shpjegoni fëmijës  që egzistojnë mënyra të ndryshme argëtimit  që mund të kalohet koha  e lirë. Deri sa jemi duke  bërë punet e përditshme ,fëmija  i  juaj mund të argëtohet mrekullushëm dhe në të njejtën kohë dhe t’ iu ndihmoj. Kujtoni të gjitha gjërat qe kur ishit të vegjël keni pasur deshirë të bëni, ndërsa ne  do t’iu bëjmë  një rifreskim të memorjes  nëse i keni harruar tani më. Fikeni televizorin dhe përvishuni punës .

1.Vizatimi (stampimi) me gishta-është një mënyrë  argëtimi për moshat prej 1 vjeç e me lartë. Shtrini në tavolinë një çarçaf të vjetër, jepini fëmijës bllokun nr. 5, temperat ose ngjyrat e ujit të cilat mund të shpërlahen. Fëmijët argëtohen më shumë  duke vizatuar me duar(shuplaka) ose më gishtërinj në tërë siperfaqën e fletes duke bërë stampime  të ndryshme. Ju garantojmë  se argëtimi do të jetë në maksimum.

2.Hetimi drejtë thesarit i përshtatshëm prej moshes 3 vjeç e në vazhdim. Lëreni fëmijën tuaj të shkoj nëpër shtëpi që të gjejë para të vogla (të imëta). Fsheheni nën jastek ose brenda tij, nën stofen e divanit. Ai që mbledh më shumë para shpallet fituesi. Vetmëm mos shkoni t’i fshihni paratë ku nuk mund t’i arrij ato.

3.Bërja e kolazheve-e pershtatshëm per fëmijët prej moshës 4 vjeç  e në vazhdim. Jepni fëmijës gazeta të vjetra ,ngjitsin dhe panon, e nese janë mjaftueshem të rritur, jepuni dhe gërsherët. Le të presin ato që u pelqejnë më shumë, dhe në to të formojnë  kolazhe të ndryshëm. Mund t’i jepni temën p.sh VERA, VJESHTA, dhe kështu ato do të gjejnë  fotografi që do t’i përshtatën më shumë asaj teme. Kjo gjë do t’i mbaj zënë më punë për një kohë të gjatë  dhe ju prindër lehtë mund të bëni një punë shtëpie, p.sh të pastroni dyshemen, lani rrobat etj.

4.Larja e makines-mosha e përshatatshme është prej 4-6 vjeç. Nëse është koha e mirë  dhe ju duhet të pastroni makinën tuaj, mund të punësoni dhe fëmijën tuaj në këtë veprim. Le te marr bicikletën e tij ose makinën plastike dhe të hidhet dhe ai ne veprim. Jepni sfungjerin,detergjentin,dhe koven dhe ashtu ai mund të filloj të lajë lodren e tij të preferuar. Nëse koha është e ftoftë  këtë veprim mund ta bëni  brenda në shtëpi në një govatë të madhe ku do të lajë  makinat ose lodrat e tjera të preferuarart e tij. Sigurisht rrëmuja në banjo do jetë e madhe  por do të argëtohet pafundësisht.

5.Loja më stikera (figura)-Fëmijët janë të çmendur për stikera (shprehje të fytyrës), jepuni një fletore të zbrazët  të cilën ai do ta dekoroj me ta .Mund t’i bleni dhe hamer të cilin do ta dekoroj e pastaj do ta ngjis në mur. Argëtimi do të jetë aq edhe më i madh nese do të përdorën dhe lapsa kimik,ngjyra druri etj.

6.Gara në kendim–  mosha prej 3 vjeç  e me lartë-lejoni që dhoma juaj e ndenjes të shëndrrohet në një skenë të vertetë. Leshojeni këngët e tyre të preferuara, le të marrin brushen (furçën e dhëmbëve) ose diçka tjetër më të cilat mund të improvizoj mikrofonin dhe të filloj gara. Nese juve ose fqinjëve  nuk u pengon le të bëjnë zhurmë deri sa të lodhën. Le të marrin çdo gjë nga lodrat, instrumenta, le të luaj në njërin prej tyr ose në shumë të tjerë. Nese keni shumë fëmijë ata kështu do të formojnë  një BAND të vertetë. Ky lloje argëtimi nuk propozohet nëse keni dhëmbje koke ose keni fqinjë që për çdo gjë të vogël ankohen.

7.Bërja e gjerdanava ,mosha 4-8 vjeç-kjo është një mënyrë e vjetër  dhe e mirë  në të cilën fëmija do të zbavitet shumë. Jepni një pe, konop të holl,makaronat dhe flamusterat dhe do të bëhët një mjeshtër i vertet në bërjën e gjerdaneve (varseve). Kur të përfundojnë  kërko nga ata të bëjnë një revy mode për kënaqesinë  e anëtarëve të familjes – shtëpisë dhe kështu demostrojnë kreacionet e tyre.

By admini