shqiptaret-dhe-zgjedhjet-parlamentare-ne-mal-te-ziSipas të gjitha gjasave subjektet politike shqiptare në Mal të Zi në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të dalin me tri lista zgjedhore.

Njërën listë do ta përbëjnë Forca, UDSH dhe ASH ndërsa listen tjetër do ta përbëjnë Partia Demokratike, LD në MZ, Iniciativa qytetare dhe Levizja Perspektiva.

Nëse të dy listat e mësipërme pothuajse kanë qenë të ditura që në fillim, befasia e ketyre zgjedhjeve do të jetë dalja si listë në vehte e tri degëve të Lidhjes demokratike: a jo e Malësisë, e Plavë-Gucisë dhe e Rozhajës  dhe sipas të gjitha gjasave i pari do të jetë prof. Nikollë Camaj.

Para dy ditëve, tre ditë para afatit të dorëzimit të listave zgjedhore në Komisionin republikan (afati i fundit është dita e marte, ora 24) koalicioni i përbërë nga Forca, UDSH dhe ASh bëri një letër të hapur publike drejtuar institucione me të larta në Shqipëri dhe Kosovë për një bashkim të mundshëm të subjekteve shqiptare.

Nuk dihet nëse kjo ofertë ka shkuar në adresen e të gjitha subjekteve dhe nëse ka shkuar, a është shqyrtuar.

Mediat shqiptare në Kosovë dhe në Shqipëri kanë dhënë me lajme bombastike se kinse shqiptaret në Mal të Zi janë bashkuar në një listë. Në fotografinë e mëposhtme mund të shikoni vetëm disa nga këto tituj.

shqiptaret-dhe-zgjedhjet-parlamentare-ne-mal-te-zi

By admini