Lidhja Demokratike në Mal të Zi i ka dërguar një Shkresë – kërkesë partisë Alternativa Shqiptare, kryetarit Gjergj Camaj, nënshkruesit të Marrëveshjes parazgjedhore.
Kumtesen dhe shkresen mund ta lexoni më poshtë.
KUMTESË
Shkresë – kërkesë partisë Alternativa Shqiptare, kryetarit Gjergj Camaj, nënshkruesit të Marrëveshjes parazgjedhore
Lidhja Demokratike në Mal të Zi, kryetari M. Bardhi, para disa ditësh bëri edhe një prej tentativave, siç po duket të fundit, për të shpëtuar atë çka mund të shpetohej nga Koalicioni Shqiptar, të cilin në mënyrë të njëanshme dhe brutale e theu dhe e shkeli Alternativa Shqiptare, kryetari i saj z. Gjergj Camaj, nënshkruesi i Marrëveshjes dhe garantues për zbatimin e Saj që e nënshkroi dhe sidomos Nik Gjeloshaj, i cili po vazhdon ta uzurpojë edhe sot e kësaj dite mandatin e deputetit, të cilin do të duhej t’ia lironte LD në MZ-së, që më 10 nëntor 2014.
Meqenëse LD në MZ nuk mori as përgjigje, që të njoftojmë anëtarët e LD në MZ dhe opinionin e gjërë me këtë grabitje dhe turp me pasoja të rënda për shqiptarët në MZ dhe jo vetëm, po e bëjmë publike shkresën dërguar ASH-së.
Këshilli për informim i LD në MZ
Saubih Mehmeti, sekretar
LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI
DEMOKRATSKI SAVEZ U CRNOJ GORI
DEMOCRATIC LEAGUE IN MONTENEGRO
Nr. 125 / 16
Ulqin – Tuz , më 8. 6. 2016
PARTIA ALTERNATIVA SHQIPTARE
kryetarit z. Gjergj Camaj
partnerit të Listës Zgjedhore Parlamentare KOALICIONI SHQIPTAR
Tuz
Lënda: Kërkesë për t’ia liruar – lëshuar vendin e deputetit LD në MZ-së, bazuar në nenin 3 të Marrëveshjes
Parazgjedhore nr. 131/12, datë 17. 09. 2012, të cilin që sot më se nji vjet e gjysmë vazhdon ta uzurpojë,
në kundërshtim me Marrëveshjen në fjalë, kandidati i Juaj NIK GJELOSHAJ
Zotëria Juaj kryetar Gjergj Camaj,
Duke u nisur nga rrethanat, situatën dhe gjendjen e gjithëmbarshme politike shqiptare e më gjerë e në veçanti atyre të shqiptarëve në Malin e Zi të sotëm, vendosa t’ju dërgoj – këtë SHKRESË – KËRKESË dhe përsëri t’ju përkujtoj obligimet që dalin nga
( Marrëveshja nr. 131/12, datë 17. 09. 2012, me të cilën partia Lidhja Demokratike në Mal të Zi, pas bisedimeve me Partinë Demokratike, u dakorduam për formimin e koalicionit parazgjedhor me emrin LISTA ZGJEDHORE KOALICIONI SHQIPTAR, për zgjedhjet parlamentare të caktuara dhe të mbajtura më 14 tetor 2012, të cilën Marrëveshje e nënshkruam në zyrën e LD në MZ në Ulqin, më 17 shtator 2012, për LD në MZ-në, kryetari Mehmet Bardhi, në njërën anë dhe në anën tjetër, në emër të palës tjetër (koalicionit tuaj), për Partinë Demokratike, kryetari Fatmir Gjeka dhe për partinë Alternativa Shqiptare, kryetari Gjergj Camaj, dalin qartë obligimet për palët e Koalicionit Shqiptar, në mesin e të tjerave dhe për ndarjen e ushtrimin e mandatit të fituar të deputetit të Legjistlacionit të 25-të të Parlamentit të Malit të Zi, në dy pjesë, në mënyrë proporcionale, 2 vjetët e para PD dhe ASH, ndërsa 2 vjetët e tjera (pjesa e dytë e mandatit) LD në MZ-ja.
Për të provuar sa më lart po citojmë paragrafin e parë të nenit 3 të Marrëveshjes ku thuhet:
“Anëtarët e Koalicionit u dakorduan më sa vijon:
mandati për deputet të ndahet në proporcion 2 vjet PD dhe ASH (PD dhe ASH e ndajnë pjesën e vet të mandatit në proporcion 50:50) dhe 2 vjet LD në MZ-ja. Pjesën e parë të mandatit do tashfrytëzojë PD/ASH, ndërsa pjesën e dytë LD në MZ. Mandatet e tjera TEK i përkasin PD/ASH, ndërsa mandatet ÇIFT i takojnë LD në MZ-së. Mandati llogaritet nga dita e hpalljes zyrtare të rezultateve zgjedhore. Pas kalimit të afatit 2-vjeçar, deputeti që ka shfrytëzuar mandatin, jep dorëheqje për të vazhduar mandatin deputeti që është në vendin e dytë të listës zgjedhore, “)
Marrëveshja parazgjedhore nr. 131/12, datë 17. 09. 2012, dypalëshe: PD dhe ASH, në njërën anë dhe LD në MZ, në anën tjetër, që nëse ka mbetur ndonjë shteg sado i vogël të shpëtojmë atë çka në këtë moment mund të shpëtohet – TË LIRONI MANDATIN-VENDIN E DEPUTETIT, të cilin që nga gjysmëmandati kohor i deputetit të koalicionit tonë në listën zgjedhore KOALICIONI SHQIPTAR ((PD-ASH dhe LD në MZ) i pjesës së dytë, që nga 9 nëntori 2014, është dashur ta lironi, e ju përkundrazi e keni uzurpuar, gjegjësisht e ka uzurpuar personi i Koalicionit tuaj, anëtari i Partisë së Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj në kundërshtim me Marrëveshjen parazgjedhore, po në kundërshtim edhe me Ligjin Zgjedhor. Mandati u rrembye me forcën e papërgjegjësisë dhe të tradhetisë!
Ju, zotëri Gjergj Camaj, kryetar i partisë ALTERNATIVA SHQIPTARE, si njëri ndër nënshkruesit e Marrëveshjes (poashtu edhe partneri i juaj i Koalicionit Tuaj, zotëri Fatmir Gjeka, kryetar i Partisë Demokratike poashtu nënshkrues i Marrëveshjes dhe personi i cili dhe me të cilin kemi bisedua dhe kemi
2
arritur marrëveshjen, po i cili ka kamngulë që edhe Ju z. Gj.Camaj, të jeni nënshkrues i Marrëveshjes, meqenëse ju kishit ba – lidhë një koalicion partiak që më përpara dhe Fatmiri tha se e kishte një respekt ndaj Jush dhe se do të ishte mirë që edhe ju – Gj. Camaj të jeni nënshkrues i Marrëveshjes parazgjedhore, dhe në anën tjetër, meqenëse edhe ne, LD në MZ, kishim pas një koalicion me Ju në zgjedhjet e mëparshme, ku kishim pas marrëdhënie korrekte të ndërsjellta, e pranuam pa as më të voglin dyshim e droje se do të na ktheni kështu, të mos respektoni Marrëveshjen (!?), keni marrë mbi vete një obligim serioz. Besoj se për këtë (duhet të) jeni të vetëdijshëm. Fjala e dhënë, besa e dhënë, nënshkrimi i qitur në Marrëveshje është besa, është më shumë se borxhi i marrë mbi vete!
Prandaj dhe i përmenda si rikujtim për respektimin e Marrëveshjes, pasi besoj se e dini rëndësinë e saj, rëndësinë e tij dhe obligimet dhe mos të them pasojat. Pasojat për politikën shqiptare në Mal të Zi janë të papara. Kush mund më t’i besojë njëri tjetrit, e po të mbetemi të përçarë si shkak i mosrespektimit të njëri tjetrit e të mosrespektimit të marrëveshjeve tona, të cilat janë publike e edhe obligime ligjore, atëherë si do të na besojnë të tjerët!? Po kërkesat tona, kush do t’i marrë seriozisht, kur shitemi e blehemi!? Po të tradhëtojmë njëri tjetrin, atëherë çka mbetët !? HUMBJA E BESIMIT DO TË JETË ME PASOJA TË RËNDA! PO EDHE PËRGJEGJËSIA: PARTIAKE, KOMBËTARE, INDIVIDUALE, po në njëfarë mënyre edhe kolektive DHE DEMOKRATIKE, është e pashmangshme!
Prandaj mora mundimin përsëri (e nisa) t’ju shkruaj këtë shkresë e kërkesë, megjithëse pothuajse në fund të mandatit, kur ka mbetur shumë pak kohë deri në zgjedhjet e reja parlamentare, t’ju dërgoj këtë shkresë rikujtuese për obligimet që keni marrë zotni Gjergj Camaj, të lironi mandatin –vendin e deputetit, që i takon Lidhjes Demokratike!?
Mendova dhe veprova, së pari si palë e dëmtuar pastaj si më i vjetër që jam, më me përvojë jetësore, arsimore e politike e politike kombëtare se ndoshta me këtë mund të shpëtojmë diçka, atë që eshtë më e shenjta – FYTYRËN. Malësia dhe malësorët këtë nuk dyshoj se nuk e dinë – e dinë më mirë se shumëkush, për mos me thënë – më mirë se çdo kush!
Fjala e dhënë e jo më nënshkrimi me ngjyrë të kaltër në letrën e bardhë që quhet MARRËVESHJE, ËSHTË DËSHMI E PËRJETSHME! Respektimi i saj, përpos që është obligim, është edhe virtyt. Ndërsa mosrespektimi është turp dhe borxh i pashlyer!
Me këtë që shkrova dhe që po ju dërgoj nuk dua t’ju prekja në sedrën e t’ju përkujtoj besën shqiptare aq sa deshta si më i vjetri e më më përvojë të pjekur shumëvjeçare arsimore, politike e njerëzore por edhe malësore, pasi edhe unë jam nga MALET E KRAJËS, t’ju përkujtoj në këto çaste ndoshta vendimtare për shqiptarët në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi që besimi, mirëkuptimi ndërshqiptar është më i nevojshëm se kurrë e në rastin konkret obligim e borxh JUAJI.
Zotërinj, shikoni në terren, ku kemi mbërritur. Shikoni fenomenin e RRALLIMIT ETNIK që çon drejt PASTRIMIT ETNIK të trojeve tona. Kur më tepër se gjysma e popullësisë kanë ikur jashtë për arsye që dihen dhe për çdo ditë po shkojnë, ndërsa “përfaqësuesit politikë shqiptarë” po bëjnë tregëti se kush më parë të ulët në prehnin… e interesit personal, për interesa a kushtëzimepersonale, kur na i morën të gjitha ingerencat që të menaxhojmë pasuritë tona, kur na dënojnë se shpalosim flamurin kombëtar, apo kur na dënojnë se i brohorasim kombëtares për fitorën në fudboll, kur na kanë okupuar trojet më të begata qe popullata vendëse trajtohet si vazall, kur po na kërcënojnë përmes okupimit të MAJES SË RUMISË E ISHUJVE NË LIQENIN E SHKODRËS, PARQEVE NACIONALE, NË SHKOLLA E KULTURË, FJALORIN…, LIGJIN ZGJEDHOR, NË ADMINISTRATË E INSTITUCIONE SHTETËRORE E LOKALE, kur në të gjitha këto e të tjera si këto po kryhen edhe me ndihmën e pjesëmarrjen e “hysmeqarëve tanë”, uniteti dhe veprimi politik i njëzëshëm është më i nevojshëm se kurrë.
Shpresoj se do të jeni në nivelin e përgjegjësisë më të lartë. Koha po ecë!
Me respekt.
MEHMET BARDHI, kryetar i LD në MZ
Dërguar: – z. Fatmir Gjekës, kryetar i Partisë Demokratike
– në Arkiv