famous-calabria-pizzaBeqir SINA- New York

DOWNTOWN NYC : Dje, në qytetin e Nju Jorkut, pjesën e poshtme të tij, Downtown Manhattan, me një ceremoni tradicionale, nga ato që këtu thirren “Grand opening”, është hapur restorant piceria me emrin e famshëm italian “ Famous Calabria Pizza”

Është, veprimtari dhe biznesmeni i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria në SHBA, zoti Harry Bajraktari, një ndër figurat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Amerikë, biznesmeni e promovuesi i çështjes së Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në Kongresin amerikan e në Shtëpinë e Bardhë, me pjesëtarët e familjes së tij, i cili ka hapur dje në qytetin e Nju Jorkut, pica restorantin me emrin e famshëm italian “ Famous Calabria Pizza”

Në këtë ceremoni nga hapja e madhe natën e kaluar, në mesin e anëtarve të familjes së tij, miqve dhe shokëve, të zotit Harry Bajraktari, ishte dhe miku i tij, njëhereshit edhe miku i madh i shqiptarëve, dhe më i angazhuari dhe më i përkushtuari amerikan, për çështjen shqiptare në Washington, kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, me anëtar të stafit të tij.

Vetë zoti Bajraktari, në statusin e tij, në rrjetin social Facebook, ka shkruar, dje se ky biznes, është një sukses dhe arritje tjetër e familjes së tij, duke e shtrirë veprimtarinë private në fushën e biznesit, pas asaj të biznesit të fuqishëm në shitblerjen e pasurive të patundshme me “Bajraktari Realty Management Corp“, në Bronx, Nju Jork, edhe zonën më turistike të qytetit të Nju Jorkut, shumë afër me Brooklyn Bridge – urën lidhëse të qytetit.

“Për të gjithë familjen time dhe miqtë, do të shkruante sot zoti Bajraktari, – Ashtu në fund të verës, pra këtë javë të fundit të saj, unë me partnerët e mi, Florim Krasniqi, Faton Geci & i kemi hapur dyert, e biznesit për një sipërmarrje të re, në New York City, “Famous Calabria Pizza”, që është vendosur në adresën : 27 St. James Place & 25 Madison St, NYC”, dhe është një nga projektetet e artitektit të njohur Mars Podvorica of MAP’D STUDIO”.

Duke postuar fotografitë, e tij, nga ky përurim “Grand Opening”, nga hapja e madhe natën e kaluar, ai ftonë të gjithë shqiptarët miqt dhe shokët e tij, “ Nëse ju jeni në këtë pjesë të qytetit, ndaluni nga për një pica të shijshme dhe të mrekullueshme” shkruan zoti Bajraktari.

By admini