ambasadorja-sahatcia-bronx-nju-jorkBeqir SINA – New York

Duke i uruar suksese në detyrën e saj të re, lider dhe veprimtarë të komunitetit, premtojnë se së bashku do të bejnë edhe më shumë për Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare

BRONX, NY, ( Mërkurë, 10 Gusht 2016) – Dje, gjatë gjithë ditës Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambsadorja Teuta Sahatçija, e shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi, në kuadrin e takimeve dhe prezantimit të saj, në komunitetin shqiptarë, zhvilluan disa takime të rëndësishme me organizatat dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptarë, kryesishtë në qytetin e Bronxit, ku mendohet se është edhe qendra më e madhe e shqiptarëve të Amerikës.

Nga zyra e Asambleistit shqiptarë të New Yorkut, Mark Gjonaj, në zyrën e tij në Distriktin 80të, në Morris Park – Bronx, ata nisën takimet të cilat ishin të gjitha mjaft miqësore.

Ambasadorja Teuta Sahatqija e shoqeruar nga Konsulli Fatmir Zajmi takuan z Mark Gjonaj  anëtarë i parë shqiptar në historinë e emigracionit, i zgjedhur  anëtarë në Kuvendin (Asamblenë)  e Shtetit të Nju Jorkut, nga Qarku 80 në Bronx dhe kontribues shumevjecare dhe figurë prominente e komunitetit shqiptarë në SHBA.

Fillimisht , Ambasadorja  Sahatqija, me zotin Zajmi njoftuan bashkebiseduesin e tyre me natyren e punes se Konsullates se Pergjithshme te Kosoves ne New York, me crast u  shpreh gadishmeri dyanshme per ta vazhduar bashkepunimin e shkelqyeshem te Konsullates me diasporen  e fuqishme shqiptare  ne kete vend mike.

Ne vazhdim te bisedes miqesore ata diskutuan temat poiltike aktuale  te cilat preokupojne boten shqiptare me crast z Gjonaj theksoi  nevojen per koordinimin e veprimeve te Konsulltes se Pergjithshme  dhe komunitetit me qellim te  ripertrirjes  dhe reflektimin  real  te imazhit te Kosoves ne arenen nderkombetare.

Më pas Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambsadorja Teuta Sahatçija, e shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi, ishte mysafire në Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra, duke marrë me vete edhe “bekimin” e Vatrës.

Ajo zgjodhi për ti filluar takimet në komunitet me Vatrën, e kolosve të kombit, fat-lumen e shqiptarëve të Amerikës e themeluar 104 vjetë më parë – vetëm gjashtë muaj para pavarësisë së Shqipërisë, Vatrën shqiptare të Atdhetarizmit, patriotizmit të flakët, e cila mbajti gjallë për më shumë se nji Shekull, atë shpirtin shqiptarë në Diasporës, për të treguar një respekt dhe vlerësuar rrugën dhe rëndësinë që ka Vatra, në historinë e Shqiptarëve të Amerikës.

Diplomatja e re, kosovare, e shoqëruar nga diplomati Zajmi, i cili ka një rol të madh në krodinimin e lidhjeve të shkëlqyera mes Konsullatës së R.Kosovës dhe Shqiptarëve të Amerikës, u pritë në Shtëpinë e Vatrës, nga Kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nga zonja  Nikoleta, anëtarët e Kryesisë së Vatrës z. Marjan Cubi i shoqëruar nga zonja Dila, Profesor Mithat Gashi, nga anëtari i Këshillit të Vatrës, një nga vatranët më të vjetër, z. Zef Balaj, dhe anëtari i kryesisë dhe veterani Zef Përndocaj, Kryetari i të Rinjëve të Vatrës Saimir Dashi, anëtar i Këshillit të Vatrës,  si dhe nga editori i Gazetës Dielli, anëtar i Kryesisë së Vatrës, Dalip Greca.

Në fjalën e mirëseardhjes Kryetari Buçaj, tha se ishte kënaqësi dhe privilegj që e priste Konsullen e përgjithshme të Republikës së Kosovës , ambasadoren Teuta Sahatçija në Selinë e Vatrës.

“Vatra ndjehet mirë, tha kreu i vatranëve, që ka marrdhënie të ngushta  me diplomatët e shtetit të Kosovës, të cilët pa përjashtim, ndër vite e kanë vizituar Vatrën dhe kanë bashkëpunuar me të, e kan vlerësuar dhe nderuar Vatrën gjithë shqiptare”.

Më pas dr. Buçaj i njohu mysafirët me ecurinë e veprimtarive të Vatrës, qëndrimet e saj dhe fokusimin në Çështjen Kombëtare.

Ai tha se brezi i tanishëm që drejton Vatrën e ka obligim që ta ruaj këtë thesar Kombëtar, dhe të mos ia prishë imazhin historik .

“Ne, theksoi z. Buçaj, e kemi për detyrë që ta përciellim misionin e Vatrës tek brezi i ri. Është, kjo arsyeja që po i kushtojmë kujdes aletrnimit të moshave në radhët e Vatrës; po ruajmë frymën tradicionale përmes vatranëve të vjetër, dhe po anëtarësojmë edhe të rinj. Sot kemi këtu edhe përfaqësuesion e të rinjëve të Vatrës, z. Saimir Dashi. Për Vatrën, ka rëndësi Çështja Kombëtare. Prandaj u kemi bërë apel dhe partive politike në Shqipëri dhe Kosovë që për çështjet madhore kombëtare dhe ato që kanë të bëjnë me demokracinë, forcimin e saj, të bashkëpunojnë, pavarësisht bindjeve të tyre, Vatra e ka me Kanunore se është a politike” tha ai.

Më pas dr. Buçaj trajtoi me detaje bashkëpunimin e Vatrës me Konsullatën e  Kosovës, veçanërisht për shkollat shqipe, në komunitet, ku Vatra ka një traditë në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës Shqiptare.

Ambasadorja Teuta Sahatçija , pasi faleminderojë kryetarin e Vatrës, dhe vatranët, për pritjen, tha se ndjehej me të vërtet e emocionuar në këtë Shtëpi, ku është shkruar edhe një pjesë e historisë së shqiptarëve të Amerikës, e cila të dikton për çdo njerin kur e viziton një respekt të veçantë për Vatrën e vatranët dhe nëpërmjet saj për të gjithë shqiptarët e Amerikës.

“Ju, tha ajo, keni luftuar për një shekull për të mbrojtur Kombin, veçanërisht në vitet ’20 për mbrojtjen e territoreve shqiptare. Vatra ishte Shqipëria ishin shqiptarët. Ju bëtë për vete Amerikën, që kur shkelët për herë të parë në Tokën e Premtuar, me presidentin Wilson, Presidentin Klinton, e Presidentin Bush, dhe vazhduat me përpjekjet tuaja të kontribuoni po kështu, edhe senator e kongresmen, miq të shqiptarëve në Amerikë, prej se kur ishit të ndarë nga Atdheu, luftuat pa kompromis deri sa edhe ra komunizmi, ashtu siç luftuat edhe për Lirinë e Pavarësinë e Kosovës, të drejtat e shqiptarë në trojet e tyre së bashku me shoqatat e organizatat e tjera, veprimtarët e komunitetit shqiptarë në SHBA”.

Ndërkohë, Sahatiçija, kërkojë nga këto takime, që së bashku si komunitet ne duhet t’i kundërvihemi propagandës ofensive denigruse dhe dezinformuse që bën shteti i Serbisë  me aleatët e saj, kundër shtetit më të ri, Kosovës, dhe shqiptarëve , lidhur me radikalizimin islamik dhe lidhjet e tyre me ISIS -in.

Duhet të jemi të bashkuar, porositi ambasadorja. Kundër Kosovës punohet shumë, veçanërisht duke e identifikuar atë me terrorizmin dhe islamin radikal, me ISIS-in. Tendenca për ta barazuar Kosovën me Sirinë për rrezikshmërinë e terrorizmit, është dashakeqase. Duke i amplifikuar rastet e përfshirjes të qytetarëve të Kosovës në shtetin Islamik, dhe duke bërë krahasime me numrin e popullsisë, tentohet të përmbyset imazhi pozitiv dhe demokratik i Kosovës.

Në këto momente, tha ajo “Përcjellja e imazhit real të Kosovës me arritjet e saj, mbetet detyrë e jona e përbashkët.  Ato duhen përcjellë, tek kongresmenët, senatorët, tek të gjitha nivelet e politikës dhe ekzekutivit amerikan, nga ato lokale deri në Washington, mbarë opinioni amerikan”

Gjatë, këtij takimi nga bashkëbiseduesit u folë edhe për suksesin e madh, që arriti Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike Rio 2016.

E emocinuar, ambasadorja Sahatçija, tha: “Majlinda na nderoi duke e ngritur Flamurin e  Kosovës mbi të tjerët, ç’ka tregon se ky vend i vogël, ka me çfarë të krenohet. Po ne duhet ta shfrytëzojmë më mirë shembullin e Majlindës, ashtu siç duhet të shfrytëzojmë edhe famën e artsiëtve tanë si: Rita Ora, Bebe Rexha, Dua Lipa, apo tenorët e talentuar që pushtojnë sallat moderne të muzikës amerikane e botërore. Ne, së bashku duhet ta ngremë imazhin e Kosovës, dhe shqiptarëve kudo në botë, edhe me këtë rast’’ tha ambasadorja Sahatçija,

Gjatë takimit tek Vatra e morën fjalën edhe Konsulli Fatmir Zajmi, anëtari i kryesisë së Vatrës Mithat Gashi, Zef Balaj, Marjan Cubi, Zef Përndocaj dhe Dalip Greca etj.

Në fund të takimit ambasadorja Teuta Sahatçija shkroi në librin e vizitorëve në VATER :”U ndjeva shumë e emocionuar, e lumtur, që sot pata privilegjin të jemë në zyrat e këtij Institucioni Mbarëkombëtar, që ka dhënë aq shumë për shqiptarët me punën e vet shembullore në ndihmë të Kombit. Falenderoj z. Buçaj dhe ët gjithë bashkëpunëtorët e tij në këtë takim, të cilët e bënë aq të veçantë  këtë vizitë dhe më mbushën me shpresë për punën që do të bëjmë në të ardhmen, duke u mbështetë edhe tek kaluara e lavdishme.”
Ambasadore Teuta Satçija – Konsulle e Përgjithshmee Republikës së Kosovës në Nju Jork

Nuk mund të kaloja pa vizituar edhe Albanian Yellow Page, zyrën e saj në këtë rrugë të njohur të shqiptarëve në Bronx, rrugën e famshme Arthure Avenue ku janë një numër i madh i bizneseve shqiptare tha Ambasadorja Sahatçija,

Ajo përgëzoi dhe u urojë më  shumë suksese, çiftit Mjeku – Vera dhe Ismer, për suksesin e madh që kanë arritur ata dhe bordi i tyre në projektin prestigjoz Albanian American Success Story, në promovimin e librit me figurat më të spikatuara dhe më të sukseshme shqiptare, në SHBA.

Zoti Ismer Mjeku, botues i Albanian Yellow Pages, tha se :” Një muaj më parë ka dalë nga shtypi botimi i 19të i Albanian Yellow Pages, direktorisë që tashmë është pjesë e pandarë e Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me të gjitha risitë që sjell botimi, e tij – punën dhe përkushtimin që ka përmbledhur ky edicion dhe tendencat e reja në industrinë e marketingut.

Më pas tabloja e bisdimit vijojë me rrugëtimin e nisur  në Nju Jork, dhe i vazhduar me udhëtimin e saj në Prishtinë dhe Podgoricë, vijuar muaj më parë në atë mbrëmjen madhështore në “tapetin e kuq” në mjedisin amerikanë, dhe që, është i për-thekuar, në katër fjalë: “Albanian American Success Stories – Histori Suksesi Shqiptaro Amerikane”.

Mbi këtë titull dinjitoz dhe motiv – impresionues, e ka ndërtuar projektin e saj – Drejtoresha Ekzekutive e këtij projekti, zonja Vera Mjeku, projekt të cilin ajo do ta shpaloste së bashku me bashkëpuntorët e saj – të përkushtuar dhe të talentuar, në njërën prej ambienteve më të frekuentueshme në New York – qendrën turistike Battery Gardens, lokalin e njohur të shqiptaro amerikanit Paul Nicaj.

Projekti vazhdon të udhehiqet nga i njëjti Bord, një grup entuziast profesionistësh të fushave të ndryshme, si Mjeshtri i madh i fotografisë Fadil Berisha, sipërmarrësi Giorgio Kolaj, financieri Nick Markola, avokatja Beti Beno, Dr. Kujtim Balidemaj, Avni Mustafaj, Etrita Ibroci, Mark Kosmo, Blerta Alikaj, Ismer Mjeku e Simon Vukel dhe Drejtoreshën Ekzekutive Vera Mjeku.

Konsullja e Përgjithëshme e R.Kosovës, Ambasadorja Teuta Sahatçija, e shoqëruar nga diplomati Zajmi, u takua gjithashtu në zyrën e tij në Bronx, edhe me veprimtarin e dalluar dhe themeluesin e ish botuesin e gazetës Shqiptaro Amerikane, Illyria, Zotin Harry Bajraktari

Zoti Bajraktari – është i nderuar për veprimtarinë e çmuar atdhetare dhe përkushtimin e paepur në shërbim dhe mbështetje të çështjes kombëtare me Dekoratën Nderi i Kombit nga Shqipëria, Presidenti Bujar Nishani – dhe nga ish Presidentja e Kosovës, znj Atifete Jahjaga me titullin e lartë të shtetit të Kosovës.

Harry Bajraktari, është i nderuar si një nga personalitetet më të spikatura të komunitetit shqiptaro-amerikan, për kontributin e tij mbi 30 vjeçar në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Pavarësisë së saj, si dhe një nga investitorët më të mëdhenj në Kosovë.

Ai është, shumë i afërt dhe mik personal i Kongresmenit Eliot Engel, i cili është miku i madh i shqiptarëve, për më se 25 vjet në Kongresin Amerikan.

Nuk ka fjalë, që ta përshkruajë mirënjohjen time për Juve, për kontributin e madhë që i keni dhënë Kosovës, lirisë dhe pavarësisë së saj, së bashku me veprimtarë të tjer – këtu në diasporë. Pra, për gjithëçka që keni bërë, për çështjen shqiptare në përgjthësi.

“Por, çka unë do të kërkoja nga Ju tani, është se duhet të punojmë së bashku për të paraqitur një imazh tjetër të Kosovës, në një mënyrë për t’ua treguar amerikanëve dhe gjithë opinionit se kush është realiteti, dhe se sa pro amerikanë ka qenë dhe janë shqiptarët”

Të dy bashkëfolësit ishin të mendimit se edhe vet ne shqiptarët, sidomos kur bie fjala për liderit tanë, në Prishtinë, Tiranë, Mal të Zi, Maqedoni dhe Luginën e Preshevë, duhet të bëjnë me shumë për vendin tonë.

“Kur vjen puna për kombin tonë, dhe popullin tonë, tha Bajraktari, duhet t’i lëmë për një çast dhe nxjerrim me një anë ato mërit, tona, dhe ndarjet partiake, liderit dhe partitë politike, le të mendojnë e punojnë më shumë për vendin tonë, për Kosovën, Shqipërinë e trojet shqiptare, pastaj të kërkojmë, ndihmë nga miqt tanë”

“Tani që Kosova është pavarur, dhe ka shtetin e saj të njohur deri tani nga 112 vende, duhet të punojë e dëshmojë se e meriton që një ditë, të jetë në NATO e në BE, duke pasur mbështetjen dhe ndihmën SHBA – Por, duhet të tregojë e punojë se di të bëjë shtet, të udhëheqi shtetin, por edhe të bëj opozitën ”, tha veprimtari i njuohur Harry Bajraktari.

Në fund të takimeve të saj – ajo zhvilloi edhe një intervistë promovuese së bashku  konsullin Fatmir Zajmi në studion qendrore – emisionin DD – Diaspora Debaton, të Televizionit Kultura Shqiptare, televizionit të parë dhe më i shkuari në Diasporë, TV Albanian Culture, me themelues dhe drejtor i programit – producenti Adem Belliu.

Këto takime për Konsullen e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Ambsadoren Teuta Sahatçija, e shoqëruar nga Konsulli Fatmir Zajmi, zhvilluar në axhendën e takimeve dhe prezantimit me komunitetin shqiptarë, do të shënojë edhe hapjen e takimeve me komunitetin shqiptarë në SHBA, i cili ka një rol dhe kontribut historik, në çështjen Shqiptare, pavarësinë e Shqipërisë me 1912, demokratizmin e saj pas rënjes së komunizmit, në çlirmin dhe pavarësinë Kosovës, përpjekjet e shqiptarëve të Amerikës, në trojet e tyre për liri dhe më shumë të drejta për shqiptarë .

By admini