Gilbert kërkon për arsye shëndetësore tërheqjen e saj nga gara për kandidate në Kongres –
Beqir SINA – New York
Suzana Shkreli kandidate zyrtare për një ndenjëse në Dhomën e Përfaqësuesve nga Partia Demokratike , në Michigan – zgjedhjet e përgjithshme më 8 nëntor
Shkreli: “Krenare që po emërohem zyrtarisht – Do të vazhdojë për të ia arritur!
MACOMB MI : Një lajm i mirë – vjen nga Michigani, për kandidaten shqiptaro amerikane Suzana Shkreli . Aktorja Melissa Gilbert të hënën zyrtarisht “kërkoi” të tërhiqet nga gara si kandidate për Kongresin nga lista e fletëve të votimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 nëntorit, pasi mjekët e saj deklaruan çertifikatën mjeksore, e cila “përcakton kondicionin shendetësor me aftësi të kufizuara”, sipas Partisë Demokratike Michigan.
Kështu, që, kandidatja e nomiminuar nga Partia Demokrate në Michigan, Demokratët e zonës elektorale Macomb County, ndihmës prokuroria e Shtetit nga Clarston, Suzanna Shkreli, tani do të jetë në listën e Demokratëve, për të zvendësuar Gilbert, në votimet e përgjithshme me 8 nëntor kundër kandidatit Republikan Mike Bishop nga Rochester, i cili aktualisht është në detyrë.
Gilbert, e cila pati fituar në primaret në partinë Demokratike, gjatë zgjedhjeve të kaluara, fitojë thanë zyrtarët e kësaj partie, sepse ajo ishte e vetmja demokrate në fletën e votimit si kandidate. Por, shkruan Detroit Press, “një “Little House on the Prairie”, ylli në ngjitje, e ndërpreu menjëherë fushatën e saj për Kongresin në muajin maj, duke përmendur problemet e saj të paspecifikuara me efekte të mëdha negative shëndetësore”.
Partia Demokratike Michigan tha se aktorja Gilbert ishte planifikuar për t’u operuar në shtyllën kurrizore të hënën dhe se ajo është konsideruar si njeri “medically disabled” nga Ann Arbor, një neurokirurge.
Letra zyrtare për tërheqjen e Gilbert,u dorëzua të hënën në zyrën e sekretarit të Shtetit, Ruth Johnson me të dhënat mjekësore të sigurimit shëndetësor, e cila është një letër nga mjeku i saj, e paraqitur në komisionin zgjedhor dhe Partisë së saj, e cila dëshmon paaftësinë e saj fizike për të bërë fushatë për poste larta publike, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
16 Gushti është afati i fundit për të ndryshuar emrat në fletën e votimit nëntor.
Partia Demokrate në Michigan duke paraqitur zyrtarisht shqiptaro-amerikanen Suzanna Shkreli për kongresiste në distriktin e 8, bëri përpjekjen e saj të fundit, për t’i hapur rrugën hutimit të krijuar pas ikjes së kandidates së parë – Gilbert , me “arsye shëndetësore”.
“Suzanna Shkreli është një udhëheqëse, e thënë drejtpërsëdrejti – e cila është përfshirë në beteja të ashpra në sallat e gjyqeve, është një mbrojtëse e fortë e të drejtave të viktimave dhe po udhëheq përpjekjet për barazi dhe vendet e punës dhe në zyrat publike”, ka thënë pas këtyre zhvillimeve në këtë parti, kryetari i Partisë Demokrate në Michigan, Brandon Dillon.
“Ne presim që kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë të shpejtë, dhe të drejtë” ka thënë Fred Woodhams, zëdhënës për zyrën e Sekretarit të Shtetit.
Në korrik, Suzana Shkreli, vetë – shpalli kandidaturën nga demokratët për të kandiduar për në zgjedhjet paraprake, dhe më pastaj zgjedhjet e 8 nëntorit, për një ndenjëse në Dhomën e Përfaqësuesve – Kongresit, Qarkut, i cili përfshin zonat elektorale: Ingham, Livingston dhe pjesën e veriut të kantonit Oakland County.
“Shanset për të fituar në këtë zonë, ku është vendosur kanditatura e Shkrelit, simbas shtypit lokal thuhet se janë “ende tepër të vogla për demokratët – por jo të pamundura”.
Mbasi Shkreli, tashmë do të përballet me kongresistin aktual Mike Bishop, i cili e ka këtë mandatin e parë në Kongres dhe kandidon për një mandat tjetër.
Kongresmeni në detyrë – kandidatë i Republikanve Mike Bishop, ka paralajmëruar pak më parë, se ky ndryshim një javë para përfundimit të afatitit të përpunimit të listave të kandidatëve, është simbas tij “ një “precedent i rrezikshëm” për fushatën zgjedhore në Distriktin 8të në Michigan .
“Mbetet, për tu sqaruar tha Bishop, për Detroit Press, “në qoftë Gilbert, është e lejuar për të marrë emrimin e saj në listat e Partisë Demokrate, para se të largohet nga listat e votimit të përgjithshëm për probleme shëndetësore të paqarta” për në 8 nëntor”.
Lajmin për emrimin e shiptaro amerikanes Suzana Shkreli me gëzim të madh e kan pritur shqiptarët e Amerikës, ata shkruajnë në rrjetet sociale se :” You will be an amazing congress woman! Jemi shume krenarë për ty Suzanna!!! Të urojmë shumë fat të gjithë Shqiperët! Na bën të gjithë ne shqiptarëve të ndihemi krenarë me ty znj Shkreli.”