Tentativa për grusht shteti nga një pjesë e ushtrisë turke,bëri jehonë të madhe në tër botën nga se Turqia është anëtare e NATO-s dhe roli i saj në bashkësinë ndërkombëtare është bukur i madh. Kjo tentativë u përcoll me vëmendje shumë të madhe edhe në trojet shqiptare si në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi,në Luginën e Preshevës dhe tek shqiptarët gjithandej botës.
Shqiptarët u bënë sy e vesh në përkrahje të demokracisë kundër kaosit dhe tragjedisë turke,dhe kjo është normale pasi që cdo qytetar i qytetëruar reagon ndaj ndryshimit te dhunshëm të pushtetit legjitim.Por kjo tentativë për grusht shteti në Turqi,nxori në sipërfaqe “dashurinë”dhe simpatinë e flaktë të disa shqiptarëve ndaj Turqisë,turqve,dhe parasegjithash ndaj Taip Erdogan. Nga shumë trojet shqiptare u ndëgjuan zëra dhe shprehje të pakuptimta “Jemi bashkë me vëllezerit turq,dhe te gatshëm të luftojnë për Turqinë”,si dhe shumë e shumë thirje të ngjajshme me përmbajtje vëllazërore.
S’ka dyshim se keto thirje dhe zëra janë për tu ardhur keq,të dëmshme në aspektin e identitetit kombëtar,të pakuptimta në aspektin logjik dhe absurde në kontekstin interpretues.Shqiptarët me Turqit nuk mund te jenë vëllezër,nga se nuk kanë prejardhje dhe trung të njëjtë.Vëllazëria përcaktohet në bazë të kombit,e jo sic pretendojnë disa grupacione jo të mirëfillta fetare shqiptare të infektuar nga radikalizmi islamik.Duke mos patur për qellim që të luhas miqësinë e shqiptarëve me Turqinë dhe me popullin turk,me të cilët na lidhin miqësi familjare,na lidh besimi islam,na lidh tregtia dhe afërsia gjeografike,dua të shpreh qëndrimin tim intelektual se simpatia dhe dashuria e treguar dhe e tepruar për popull tjetër apo lider të një shteti të huaj,bie ndesh me normat ideologjike,kombëtare dhe patriotike të një populli i cili në pjesët e tija të ndara gjithnjë ndër shekuj ka luftuar për barazi dhe ka kërkuar shtetformësi.
Turqia si një shtet i cili ka 79,463,663 banorë (afro 80 milijon) ka patur përvojë në puçet ushtarake.Ushtria turke pas Ataturkut ka pasur një rol të madh në shtet.Madje asaj i takonte edhe ruajtja e amanetit të reformatorit të famshëm turk-Kemal Ataturk,i cili e ndyshoi alfabetin arab, hoqi perden,aplikoi parlamentarizmin,vendosi barazinë mes gjinive.Por,parasegjithash ushtria turke ka patur rol të ruajë sekularizmin në pushtet dhe shtet.Në çdo situatë kur në të kanë deportuar elementet fetare,ushtria haptas i ka menjanuar.Ajo në fakt ka qenë mbrojtëse e kushtetutës së vitit 1924,e cila qart ka definuar Turqinë si shtet sekular.Gjithashtu në domenin e ushtrisë kanë qenë edhe pengimi dhe eliminimi i udhëheqësve të pamatur të cilët me ambiciet e tyre të mëdha për ta forcuar pushtetin personal i bënin dëm shoqerisë turke.
Puçi i parë- ushtarak në Turqi ndodhi në vitin 1960,kur 38 oficeerë të ri të udhëhequr nga Alparsan Turkesh dhe më pas gjenerali Kemal Gursel,rezoi kryeministrin Adnan Menderes,i cili kishte filluar ofrimin me Rusinë duke ia kthyer shpinën Uashigtonit.Një vit më vonë të njëjtit iu ekzekutua dënimi me vdekje.
Puçi i dytë- ndodhi në vitin 1971,kur komanda e gjeneraleve ushtarak i pat dërguar letër të hapur në formë të ultimatumit kryeministrit Sulejman Demirel,duke potencuar kaosin ekonomik,shoqërinë e korruptuar,krimin e organizuar dhe stagnimin ekonomik.Kjo e deryroi Demirelin të jap dorëheqje.
Puçi i tretë-ndodhi në 1980,kur ushtria sërish doli në rrugë për shkak të problemeve të thella ekonomike dhe jo-stabilitetit politik.Gjatë kësaj kohe kishte edhe qerime të hapura të armatosura në mes do partive të majta dhe të djathta në Turqi.Kjo krijoi një kaos të vërtetë,me c’rast ushtria e udhëhequr nga gjenerali Kenan Evren,mori pushtetin.Evren më vonë ishte për dy mandate edhe president dhe i cili dukshëm stabilizoi situatën në Turqi.
Kreu ushtarak turk poashtu pat ndikim vendimtar pas vdekjes misterioze të kryeministrit të famshëm dhe reformatorit Turgut Ozall.Per të cilin ka pohime se dikush e paska helmuar.Gjatë kësaj kohe Turqia vuri bazat e shëndosha të një ekonomie të tregut,e cila dha rezultate shumë të mëdhaja.Gjeneralet turk në emër të sekularizmit,në vitin 1996 detyruan kryeministrin Nexhmetin Erbakanin me orjentim islamik që të terhiqet,kurse partia e tij me vonë u pat mbyllur.
Pas disa lëvizjesh në parlamentin politik turk,me përkrahjen e liderit islamik turk Fetullah Gulen,Erdogani erdhi në pushtet nga pozita e kryetarit të Stambollit (ku ishte treguar edhe mjaft i sukseshëm) kjo i dha kurajo që të formoj partinë e Drejtësisë dhe zhvillimit dhe me përkrahjen e Gulenit fitoi pushtetin.Disa vite më vonë Erdogani eliminoi Gulenin duke potencuar disa arsye.të cilat më tepër ishin shkase se sa arsye të vërteta,kurse qëllimi i vërtetë sic shkruajnë shumë analistë ka qënë forcimi i pushtetit personal.Gjashtë vite me radhë Erdogani zhvilloi fuqishëm ekonomin turke sipas kornizave që më pare I kishte vënë Dulgut Ozal.Ska dyshim dhe është faktë se rol të madh këtu ka patur ish kryeministri Ahmet Duvatoglu.Por viteve të fundit Turqia u përball me një stagnim,e cila lidhet edhe me rrethanat e ndryshuara jashtë-konfliktit në Siri,dhe humbja e shumë tregjeve arabe etj.
Pakënaqësia në elitën turke filloi kur Erdogani haptas lansoi idenë për të ndërtuar një sistem presidencial,duke ofruar vetëm si personalitet i pakontestueshem për këtë postë.Këto ambicie të Erdoganit me gjasa i paten penguar edhe ish-kryeministrit Davutoglu i cili më vonë dha dorëheqje (por me arsye të tjera).Tani Erdogani populist ballafaqsohet me pengesa të mëdha në qëllimet personale të tij për tu shëndruar në një “Sulltan” të ri turk.
Marrëdhëniet e Turqisë me BE datojnë që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar.Deri me sot janë nënshkruar shumë marrëveshtje bilateriale dhe politike,mirëpo fatkeqësisht asnjëherë nuk kanë arritur të përmbushen nga të dyja palët.
Edhe pse tani më kanë kaluar decenie të tëra nga dhënia e statutit kandidatë Turqisë,shpresat e këtij kombi për një integrim dhe bashkim me familjen evropiane tani më kanë humbur.Këto e tregojnë edhe sondazhet ku shihet qartë se,shumica e turqve kanë humbur durimin dhe kundershtojnë hyrjen e Ankarasë në BE,që është i lidhur me vonesën në bisedimet aktuale me Brukselin.Shumica e analistëve mendojnë se pengesa për antarsimin e Turqisë,është religjioni pasi që ky vend konsiderohet si një shtet me popullsi myslimane,çka nuk shihet me sy të mire nga evropianët,shumica krishterë.
Por në anën tjetër ka edhe disa mendimtarë të cilët mendojnë se thelbi i futjes apo jo të këtij shteti varet edhe në çeshtjet ekonomike dhe gjeopolitike.Turqia viteve të fundit është duke u zhvilluar ekonomikisht me një ritëm të përshpejtuar,kjo nga investimet e saj të shumta në telekomunikacionin,infrastrukturën,trasporti dhe sektorë bankarë,në lindjen e mesme,si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Turqia si një ekonomia e 18-të më e madhe në botë me një produkt të brendshëm bruto,GDP,prej gati 718,22 miljard dollarë amerikan,mund të ndihmonte BE-në,e cila nuk është duke ecur mirë ekonomikisht si dhe përballet me mjaftë probleme në politikën e jashtme dhe të të sigurisë.
Mospërfshirja e Turqisë në procesin e zgjërimit të BE-ne-arsyetohet me mos respektimin e të drejtave njerëzore dhe problemit të Jug Lindjes se vendit,çështje kjo e cila duhet të zgjidhet në mënyrë politike e jo me ndërhyrje ushtarake.Të drejtat dhe liritë njerëzore janë shumë të rëndësishme për sa i përket hyrjes së një vendi në BE,dhe në kte drejtim elita politike turke e cila është në pushtet nëqoftëse ka pretendime që të integrojë vendin në kte organizatë,duhet që të punojë shumë më tepër në përbushjen e të drejtave të njeriut dhe respektimit dhe mbrojtjes së minoriteteve.Në të kundërtën Turqia do të marre hapin e ardhshëm për tu shkëputur nga Perëndimi duke braktisur përfundimisht shpresën për antarsim në BE dhe në organizata tjera evropiane.
Turqia e gjendur në këtë situate do të tentojë të thellojë aleancat me shtetet e botës islame. Nismë kjo e marë edhe më pare nga ish-Ministri i Jashtëm turk,Ahmet Davutoglu,I cili për një kohë të shkurtër vizitoi shumë shtete islame me ndikim,duke shprehur kështu gatishmëri për rregullimin e urave të rrënuara me këto vende.Kësaj i ndihmon edhe fakti që Kongresi amerikan kohë më parë miratoi rezolutën e cila përshkruan si gjenocid vrasjet e armenëve nga turqit gjatë Luftës së Parë Botërore,kësaj i ndihmojnë poashtu edhe raportet e acaruara me Izraelin.Megjithatë,për lidershipin turk nuk do të jetë kaqë lehtë ta braktis perëndimin,dhe se kjo do të kishte pasoja për të dyja anët.